Futboll Sport

“E PAMUNDUR”/ Reagon Haland: Mos e krahasoni rivalitetin tim me Mbapenë me atë të Mesi-Ronaldo

Erling Haland i ka pritur me përulësi krahasimet që po i bëhen atij dhe Mbapesë për një rivalitet të ngjashëm në të ardhmen me atë mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Për më shumë se një dekadë debati se cili është më i miri mes argjentinasit dhe portugezit ka qenë një nga temat më të nxehta në futboll. Tani, me Mesin 35 vjeç dhe Ronaldon 37, tifozët kanë nisur të diskutojnë se cilët do të jenë lojtarët që do të marrin statusin e yjeve të këtij sporti në perëndim të karrierës së tyre.

Haland, 22 vjeç, ka bërë një nisje të shkëlqyer të karrierës me Mançester Sitin, duke shënuar 23 gola në 18 ndeshje për klubin anglez. Ndërkohë që Kilië Mbape ka shënuar 19 gola në 20 ndeshje për PSG-në.

Francezi rikthehet në Paris pasi ka fituar “Këpucën e Artë” të Botërorit në Katar, përfshirë tripletën në finalen kundër Argjentinës.

I pyetur në “Viaplay” nëse ai dhe Mbape mund të jenë Ronaldo dhe Mesi i ardhshëm, sulmuesi norvegjez tha: “Është e pamundur për ta thënë këtë. Mua nuk më pëlqen që ta krahasoj veten me të tjerët. Mendoj se duhet të jesh një lojtar unik, kështu që mua nuk më pëlqen që bëj krahasime apo gjëra të tilla”.

Por Haland është i lumtur për krahasimin që atyre u bëhet dhe ai lavdëroi rivalitetin mes Mesit dhe Ronaldos gjatë këtyre viteve.

“Mendoj se media ka ndikuar në rivalitetin mes Ronaldos dhe Mesit gjatë 10 viteve të fundit dhe mendoj se edhe ata kanë shtyrë njëri-tjetrin. Ka qenë diçka pozitive. Barcelona dhe Reali kundër njëra-tjetrës. Ka qenë një rivalitet perfekt. Por sinqerisht, unë nuk mendoj për një rivalitet mes meje dhe Mbapesë”.

Shumë tifozë, tani që Mesi u shpall kampion bote dhe fitoi edhe trofeun e vetëm që i mungonte, mendojnë se ai është më i miri i të gjitha kohërave.

Ai dhe Ronaldo kanë fituar 12 “Topa të Artë” dhe kohëzgjatja e rivalitetit mes tyre është diçka që i bënë unikë.

Por vetëm koha do ta tregojë nëse Haland dhe Mbape do të arrijnë të ruajnë këtë ritëm me të cilin kanë nisur karrierat. Por nëse do ta bëjnë, atëherë shumë rekorde të Mesit dhe Ronaldos do të ishin seriozisht të rrezikuara.

Related posts

“FLAMURTARI NUK ËSHTË MIRË…”/ Legjenda Sokol Kushta shpërthen ndaj Idrizit: Iku dhe Berluskoni, por Milani nuk vdiq

Delo.autor

Zyrtare: Brahimi transferohet te Panioniosi (Foto)

Q.Autor

VAR-I NUK I BËN EFEKT/ Futbolli italian parakalohet nga ligat rivale

Delo.autor

Leave a Comment