Bundesliga Futboll Sport

DORTMUND MUND WOLFSBURGUN/ Ruan kreun në Bundesligë (VIDEO)

Dortmundi ka arritur t’i kthehet fitoreve në ndeshjen e zhvilluar si mysafir kundër Wolfsburgut, të cilën e fitoi me rezultat 0-1, duke e mbajtur kështu kreun e tabelës së Bundesligës në këtë sezon.

Në minutën e 27-të, Dortmundi kaloi në epërsi përmes golit të shënuar nga Marco Reus pas një harkimi nga Thomas Delaney. Ky gol rezultoi të jetë vendimtar në këtë ndeshje dhe ia siguroi skuadrës së Dortmundit fitoren, raporton Gazeta Express.

Përkundër që pësuan disfatë në këtë ndeshje, Wolfsburgu kishte qenë skuadra e cila e kishte dominuar ndeshjen. Ata kishin goditur drejt portës së kundërshtarit gjithsej gjashtë herë, prej të cilave tri ishin brenda portës, ndërsa Dortmundi e arriti këtë vetëm një herë, rast ky të cilin e shndërruan në gol.

Përmes kësaj fitoreje, Dortmundi arrin ta mbajë kreun në tabelën e Bundesligës, gjithsej katër pikë më shumë se Bayerni, i cili pozicionohet në vendin e dytë. Ndërsa, kjo disfatë e dërgon Wolfsburgun në vendin e dhjetë. /Gazeta Express/

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Glasgow “flet shqip”: Tifozët kuqezinj e “djegin” para ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

DHJETË SPORTISTËT MË TË PAGUAR TË DEKADËS/ Kryeson Mayweather, ndjek Cristiano Ronaldo

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Në pritje të ish-mesfushorit të Juventus, Apolonia e nis me një emër të njohur në pankinë

Delo.autor

Leave a Comment