Futboll Sport

GIRASI I LUMTUR TE DORTMUNDI/ Por mban ende dyert e hapura për një ofertë

Serhu Girasi shënoi 38 gola dhe dha nëntë asiste në 50 paraqitje në të gjitha ndeshjet në sezonin e kaluar për Borusia Dortmund dhe pavarësisht se është i lumtur në “Westfalenstadion”, po i mban opsionet e hapura.

“Bild” raporton se vëllai i tij i cili bën edhe rolin e menaxherit, Karamba Girasi, ia ka ofruar sulmuesin nga Guinea disa klubeve të mëdha europiane. Kjo, sigurisht, nuk do të thotë se Girasi do të largohet nga Dortmund në tre javët e ardhshme, por përfaqësuesit e tij duan t’i mbajnë të hapura të gjitha mundësitë në rast se marrin një ofertë që dyfishon pagën e tij të raportuar prej 9 milionë eurosh.

Girasi kishte një klauzolë lirimi të raportuar prej 70 milionë eurosh që skadoi në korrik, por sipas Bild, klubet financiarisht të fuqishme ende janë të interesuara për ta nënshkruar me 29-vjeçarin.

Related posts

“MENTALITETI PO NDRYSHON”/ Zubizarreta: Italia interesante, por Spanja na përfaqëson më së miri

Delo.autor

AVENTURA E “BOMBERIT” DREJT FUNDIT/ Icardi-PSG, sinjale lamtumire. Fajin e ka edhe Wanda Nara

Delo.autor

Festa e madhe e Romës, kjo është mbretëresha e meme-ve

Sadik.Autor

Leave a Comment