Futboll Sport

E BUJSHME/ Degustator anti-helm, dhurata 90 mln dollarë e Trump dhe jeta e çmendur e pronarit të Monaco

Nuk është aspak e lehtë jeta e një multimilioneri: vila të jashtëzakonshme, avionë privatë, makina sportive dhe çdo luks të imagjinueshëm. Sigurisht, dëgjohet shpesh të flitet për njerëz shumë të pasur që fillojnë të kenë dyshime ndaj njerëzve që i rrethojnë, veçanërisht ndaj atyre që i afrohen me dorën e zgjatur. Por të qenit dyshues ndryshon shumë nga të qenit me paranoja. Francezja “Mediapart”, që i ka dhënë shumë hapësirë zbulimeve të “Football Leaks”, ka vendosur të hedhë dritë mbi jetë e errët private, të paktën në dukje, të pronarit të Monaco, multimilioneri rus, Dmitry Rybolovlev. I cili duket se nuk ka shumë besim te njerëzit që e rrethojnë…

Shkrimi fillon nga rastet më të bujshme: në 1997-ën është akuzuar për përfshirje në vrasjen e një prej bashkëpunëtorëve të tij. Ai dyshohej se i kishte siguruar vrasësit armën e krimit, por në fund është shpallur i pafajshëm. Një tjetër rast i veçantë ka patur lidhje me menaxhimin e tij të kolosit që merrej me ekstraktimin e klorurit të kaliumit, Uralkali. Në 2010-ën, pas një kontrolli të bërë në një nga minierat e ekstraktimit, pronari i Monaco është larguar nga kompania.

Natyrisht, një njeri që ka një llogari bankare me shumë zero (është i 242-ti mes njerëzve më të pasur në botë) nuk mund të mos bëjë blerje më shumë se luksoze. Nga sa thuhet, interesi për një gjë të tillë e ka çuar të njihet me Donald Trump, që në 2008-ën ka vendosur t’i dhurojë një vilë në Florida me vlerë 90 milionë dollarë. Afërsia e tij me Trump ka ngritur dyshime se Rybolovlev mund të ishe pjesë e klanit rus që ka mbështetur kandidaturën e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Blerjet e tjera? Një “Airbus”, një apartament njujorkez për një nga vajzat e tij dhe një jaht për tjetrën. Ah, po, ka blerë edhe një ishull grek për rreth 100 milionë euro.

Gjithsesi, duket se Rybolovlev jeton me paranoja, por ka marrë masa parandaluese. Sipas “Mediapart”, në fakt, pronari i Monaco dërgon disa njerëz për të ngrënë në restorante një orë para se të ulet ai në tavolinë dhe ka një degustator personal për kosin me fruta, në rast se dikush mund të vendosë ta helmojë me një shije të ëmbël. Çmenduritë në futboll? Në 2015-ën ka marrë një trajner personal për të mësuar si të godasë topin. Dhe të mos thuhet se presidenti Rybolovlev nuk ia ka idenë as se çfarë është!

Related posts

U BË E FAMSHME NGA PRANIA E SAJ NË “ALLIANZ STADIUM”/ Tifozja e “ZJARRTË” e Juventus “TËRBON” rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Dalic tremb Anglinë: Nuk kemi ardhur me fat deri këtu

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Dominojnë në zotërimin e topit dhe rikuperime, “banda e Inzagkit” s’lodhet së luftuari

Delo.autor

Leave a Comment