Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ IBRA më pranë MILANIT, Zlatan gati të rikthehet te kuqezinjtë

Nëse nga ana sportive tek Milani nuk janë ende të kënaqur sa duhet, pavarsisht pozicionimit në vendin e 4 të renditjes, të paktën nga ana ekonomike gjërat janë shumë më të qeta. Ndërkohë, Maldini me Leonardon do të kërkojnë të përmirësojnë skuadrën në janar, me synimin e vetëm që është kualifikimi në Champions. Ëndrra e madhe e kuqezinjve është Zlatan Ibrahimovic. Suedezi mbylli sezonin me Los Angeles Galaxy, të cilët nuk arritën të kualifikohen në playoff-in e Major League Soccer.

Ibra nuk e ka mohuar kurrë se klubi milanez ka qenë ai ku është ndjerë më mirë, dhe Leonardo gjithmonë ka qenë i hapur për një transferim të sulmuesit. Zlatan ka deklaruar gjithmonë se ndihet mirë në Los Angeles, por ai kërkon të rikthehet në Europë, më saktë në Itali, ku ka nostalgji të madhe prej Milanos. Pavarsisht se është 37-vjeç, blerja e suedezit ka bërë tifozët e Milanit të ëndërrojnë, ku ai do të formonte një dyshe të frikshme së bashku me Gonzalo Higuain.

Një problem është edhe fairplay financiar, i cili është gjithsesi i kalueshëm. Skuadra kuqezi ka shpenzuar tashmë 40 milionë euro për afrimin e Lucas Paquetas. Ndërkohë, Leonardo beson se do të afrojë suedezin me parametër zero, me rrogën e tij që pritet të jetë gjithashtu e përballueshme. Drejtuesit kuqezinj besojnë se Ibra do të jetë arma sekrete për kualifikimin në Champions. E ndoshta, në rast transferimi, mund të jetë me të vërtetë kështu…

Related posts

ANALIZA E KATEGORISË SUPERIORE/ Ja renditja për prekjen e topit të çdo skuadre…

Delo.autor

GATI TË “ÇMENDEN” TIFOZËT/ Njihuni me me “blerjen” e fundit të Milanit

Isa.Autor

NIS TË “BLINDOJË” YJET E SKUADRËS/ Milani gati t’i rinovojë kontratën me lojtarin…

Delo.autor

Leave a Comment