Futboll Kombëtarja Sport

E BUJSHME/ Ish-trajneri që fitoi Kupën UEFA me Parmën, kandidat për Kombëtaren

Edhe pse Christian Panucci vazhdon të jetë në pankinën kuqezi, pritet që pas miqësores me Uellsin të ulet me presidentin Armand Duka për të negociuar prishjen e marrëveshjes.

Në kushtet kur situata te kuqezinjtë nuk është aspak e mirë pas dështimit në Ligën e Kombeve, edhe në mediat italiane kanë nisur “sondazhet” për trajnerët që shihen si alternativë e mirë për stolin e Kombëtares kuqezi.

Një prej tyre është 64-vjeçari, Alberto Malesani, i cili me Parmën pati fituar Kupën e Italisë, Kupën UEFA dhe Superkupën e Italisë në sezonin 1998-1989.

Ai ka folur dje për “Sky Sport”, duke treguar problemet që ka pasur në karrierën e tij së fundmi.

Që prej vitit 2014, ku për një muaj ai zëvendësoi Di Françeskon në stolin e Sasuolos, Malesani është pa skuadër.

“Më dëmtuan imazhin, duke publikuar një foto teksa po pija verë në kantinën time. Më hapën profile të rreme në rrjetet sociale dhe më cilësuan pijanec. Dikush përfitoi nga kjo situatë, por unë kurrë nuk heq dorë nga profesioni i trajnerit. Do të dëshiroja të drejtoja një Kombëtare”, ka thënë Malesani.

Ndërkohë, portali “calciomercato.it” e lidh me Shqipërinë të ardhmen e ish-trajnerit të Fiorentinës, Parmës, Veronës, Udinezës, Modenës, Empolit, Sienës, Palermos, Xhenoas, Bolonjës dhe Sasuolos në Serinë A.

“Kontaktet me Greqinë mund të ktheheshin në modë, por Malesani mban një sy edhe nga situata në Shqipëri, ku Panucci nuk po arrin rezultate të mira dhe së fundmi është thyer keq, 0-4 me Skocinë”, shkruante dje portali “calciomercato.it”.

Related posts

SPANJA RREZIKON ELIMINIMIN NGA “EURO 2020″/ Enrique nuk shqetësohet: Jemi si ajo shampanja që…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ “Djajtë e Kuq” gati të pranojnë gjithçka për kampionin e botës…

Delo.autor

City i Guardiola-s, në gjurmët e 5 klubeve “shekullorë”

Q.Autor

Leave a Comment