Moto GP Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Marquez: Shpatulla më ka torturuar, më ka dalë 9 herë vendit gjatë…

Marc Marquez do të marrë pjesë në testet që do të zhvillohen këtë javë në pistën spanjolle të Jerez dhe më pas do të operohet në shpatullën e majtë, ashtu sikurse kishte deklaruar pak kohë më parë. Sipas pilotit spanjoll, kampion bote në Moto GP, situata është rënduar pas rrëzimeve të fundit, ndaj ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.

“Shpatulla ka arritur në limitin e saj. Pas testeve që do të zhvillojmë në Jerez do të operohem, ndoshta pas 10 ditësh. Këtë vit ky dëmtim më ka torturuar në pistë. Gjatë vitit shpatulla më ka dalë vendit të paktën 9 herë”, u shpreh Marc Marquez.

Kështu, spanjolli ka planifikuar të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale, duke hequr dorë nga shumë aktivitete të tjera që zakonisht kryen gjatë muajve dhjetor e janar. “Nuk do të zhvilloj gara me biçikleta apo motocross. Do të operohem javën e parë të dhjetorit dhe sipas mjekëve do të qëndroj të paktën 50 ditë pushim. Gjatë dimrit do të limitoj aktivitetet fizike të tepërta dhe sforcimet, ndërsa në shkurt e mars do të përgatitem për 2019-ën”, tha Marquez.

Related posts

E QUAJTËN DËSHTAK/ Shafaqet më në fund TALENTI I DEMBELES tek BARÇA

Isa.Autor

Dhunë barbare ndaj punonjësit të FSHF-së, urgjent në spital

Sadik.Autor

FITORJA E ITALISË/ Verratti: Meritë të madhe për trajnerin Mancini, kurrë s’kam qenë kaq i mirë në kombëtare

Isa.Autor

Leave a Comment