Futboll Premier League Sport

E BUJSHME KTHEHET PËRSËRI LOJTARI/ Wayne Rooney mendohet të luajë me kombëtaren e Anglisë

Wayne Rooney do të bëjë një rikthim të bujshëm me fanellën e kombëtares së Anglisë. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, sulmuesi legjendar i Anglisë do të zhvillojë edhe një ndeshje të fundit me fanellën e “3 luanëve”, më 15 nëntor, në miqësoren që Anglia do të zhvillojë ndaj Amerikës në stadiumin “Wembley”.

33-vjeçari Rooney, që ka luajtur me Manchester United dhe Everton në Premier League, këtë sezon “emigroi” në Amerikë, për të luajtur me skuadrën e DC United, duke realizuar 12 gola dhe shkëlqyer sërish në fushë. Sulmuesi është tërhequr nga kombëtarja vitin e kaluar, por pritet që ai të rikthehet për këtë ndeshje miqësore ndaj shtetit që e ka “adoptuar”, ku do të grumbullohet nga trajneri Southagte.

Sulmuesi ka luajtur 119 ndeshje me kombëtaren e Anglisë në karrierën e tij (në 22 takime ka qenë kapiten), ku ka arritur 71 fitore, 29 barazime e 19 humbje, duke realizuar edhe 53 gola, një rekord. Kjo miqësore me Amerikën do të zhvillohet për bamirësi dhe një nga shoqatat që do të përfitojnë është edhe ajo e futbollistit, “Wayne Rooney Foundation”.

 

Related posts

Telashe për Bayern, policia nis hetimet për mesfushorin e bavarezëve

Sadik.Autor

BËRI SHPENZIME TË MËDHA NË MERKATO/ Ja si “Zonja e Vjetër” rikuperoi paratë për blerjen e CR7

Delo.autor

E PAZAKONTË NË KOSOVË/ Lojtari prezantohet në dy ekipe brenda një muaji

Delo.autor

Leave a Comment