Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Mbrojtësi i SKËNDERBEUT kërkohet nga ekipi i Superligës TURKE

Fidan Aliti është një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Skënderbeut, aq sa me paraqitjet e tij ka fituar dhe një vend në Kombëtaren e Kosovës. Paraqitjet e tij kanë rënë në sy të disa ekipeve dhe një prej tyre është dhe skuadra e Superligës turke Kasimpasha që është vënë në ndjekje të lojtarit. Fidan Aliti mund të jetë shitja e madhe e klubit korçarë në merkaton e janarit.

Jo vetëm Kasimpasha, por edhe një tjetër klubi nga kampionati danez është vënë në kërkim të lojtarit, emri i skuadrës nuk bëhët ende i ditur për arsye tratativash. Skuadra turke pritet të dërgoj emisarët e saj për të ndjekur nga afër mbrojtësin kosovar në ndeshjen e radhës ndaj Tiranës. Aliti mund të jetë lojtari i parë që mund të largohet nga Korça në merkaton e janarit duke mbushur arkat e klubit.

Related posts

BYLIS-PARTIZANI/ Hidi bën heroin ndaj Braun, vendasit mbeten me 10 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

“Futboll për miqësi”. Projekti që bashkon fëmijët e gjithë botës

Sadik.Autor

NUK BINDI/ ANDRE SILVA me “valixhe në duar”, ja e ardhmja e sulmuesit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment