Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventusi me probleme në mesfushë, kërkon DEMBELEN

Rreth një jave ose pak më tepër Emre Can do të jetë në Torino dhe mund të rinisë stërvitjen. Klubi bardhezi është në kontakte të vazhdueshme me mesfushorin që në orët e fundit ka arritur që të dalë nga zona post operatore dhe të procedojë më mirë, sepse të gjithë testet kanë dalë në mënyrën më të mirë dhe se ai është në rrugën e duhur për të shkuar përpara.

Pas ndërhyrjes në tiroide ditët e rëndësishme po afrohen për Emre Can. Mesfushori gjerman, faktikisht, është gati që të rimarrë ritmin duke punuar që prej orës 19:00 të ditës së hënë. Që nga ai moment, më pas, për dy javë do të jetë në ndjekje të vazhdueshme për të kuptuar se ku ka arritur. Megjithatë Emre Can ndihet mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, ai është gati që të kthehet nga Gjermania dhe nuk është momenti që të presë për të bërë riaftësimin.

Shpresa e të gjithëve natyrisht është përmirësimi i Emre Can, ardhja e tij në kushtet më të mira fizike në kohën më të shpejtë të mundshme. Por, një klub si Juventus nuk mund të rrezikojë duke bërë prova, por drejtori sportiv Fabio Paratici po bën sondazhe për të ardhmen. Te Juve, në këtë rast, nevojitet një mesfushor qendre i nivelit të mirë që nuk kushton shumë. Vorbulla e merkatos i çon te Mousa Dembele, i cili verën e shkuar ishte rikthyer në Itali.

Belgu, të cilit i skadon kontrata me Tottenhamin duket perfekti për grupin bardhezi. Problemi i vetëm është se Dembele, i ndikuar nga kontrata e tij, po mendon të gjejë një kontratë të gjatë dhe të pasur për shkak se është 31 vjeç, ndoshta një klub kinez. Pikërisht në Kinë, sepse aty kanë shkuar kampionë të mëdhenj që kanë marrë pagesa të larta.

Related posts

U VËRSHËLLYE NGA TIFOZËT NË “SAN SIRO”/ Trajneri Pioli ka një mesazh për Suson

Delo.autor

POZË ME FANELLËN E REAL MADRID/ “Gardiani” i Manchester Cityt “trazon” rrjetin (FOTO)

Delo.autor

PSG takim me menaxherin e Conte-s, transferimi drejt realizimit

Q.Autor

Leave a Comment