Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Zbulimet e Crouch: Kurrë mos këmbeni fanellat, larja dhe banjat janë një problem

Dhomat e zhveshjes, një vend mitik ku lindin ëndrra dhe zhvillohen makthe. Ai është vendi ku, me përjashtim të momenteve para ndeshjes, telekamerat nuk mund të futen dot, pika ku fillon gjithçka dhe ku, ndonjëherë, mbaron. Një vend i mbushur me sekrete, rite dhe histori të ndryshme. Kush më mirë se Peter Crouch, sulmuesi i Stoke dhe ish-sulmues i Liverpool, i cili ka edhe një emision të tijin te BBC5, mund t’i shpjegojë tifozëve si e përjetojnë lojtarët këtë vend të shenjtë?

FANELLA – Njeriu më i rëndësishëm i klubit? Ai që sjell fanellat, sipas Crouch. “I njeh lojtarët dhe zakonisht është një vendas, një tifoz, kështu që e kupton mirë rëndësinë e asaj që ndodh brenda dhomave të zhveshjes”. Por nuk duhet zemëruar. Si? Duke këmbyer fanellat në fund të ndeshjes. Ai që e bën duhet të paguajë për një të re, e cila nuk kushton as pak. “Pesëdhjetë sterlina, që duhen paguar pa ulje në dyqanin e klubit. Është absurde. Nëse luaj në Kupën e Anglisë dhe një djalosh më kërkon fanellën, unë nuk mund t’i them “Më jep 50 sterlina dhe është e jotja…”.

DUSHI – Dushi? Një makth. Sipas Crouch, te Stoke mungonte një element thelbësor: shkuma. “Një nga lojtarët e merr me vete shampon dhe e ndajmë mes njëri-tjetrit. Ose dikush merr me vete ato të hotelit, veçanërisht ato të hoteleve që vendosin në dhomë shishe për të gjithë familjen. Nuk duhen marrë, por zakonisht përfundojnë në dushet tona. Atëherë po që lahemi mirë!”.

BANJA – Një tjetër pikë e dhimbshme është banjat. Duke parë se përdoren nga njëzet lojtarë, nuk mund te jetë një kryevepër rregulli dhe pastërtie… “Në dhomat e zhveshjes të Stoke-s ka tre dhe secila është në kushte të mjerueshme. Më i keqi nga të gjithë ishte Huth. Shkonte para të tjerëve, futet në banjë dhe lëshonte… disa bomba të padurueshme. I dukej argëtuese. Por unë kam zbuluar se në katin e sipërm ka disa banja në gjendje më të mirë dhe përdor ato”.

BOKS – Sherre në dhomat e zhveshjes? Sipas Crouch, po. “Gjatë viteve kam parë sherre shumë të ndezur dhe disa grushte. Në fundin e pjesës së parë kapesh me shokët e skuadrës, në të dytën luhet më mirë dhe i jepet dora njëri-tjetrit. Është pjesë e lojës”, ka thënë Crouch.

Related posts

Kukësi ndryshon për Champions, rezistojnë vetëm katër titullarë

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KRUTANËVE/ Laçi si mace e zezë, Ivanovic mban peng formacionin e Teutës

Delo.autor

Tottenham zbret Liverpoolin në vendin e katërt

Q.Autor

Leave a Comment