Futboll Seria A Sport

E DIELA NË SUPERSPORT/ Milani udhëton në Udine, Chelsea pret Crystal Palace

E diela në Supersport do të vijë me një sërë takimesh interesante, duke filluar që nga kamionati italian i futbollit, për të vijuar me sfida nga Premier League, La Liga dhe të tjera përballje, që janë ekskluzivitet vetëm i platformës sportive të DigitAlb.

Kështu gjithçka do të nisë në orën 12:30, kur Lazio do të presë në shtëpi Spal-in, një sfidë ku bardhekaltrit e trajnerit Inzaghi do të kërkojnë 3 pikët, për të lënë pas humbjen ndaj Interit një javë më parë, po në “Olimpico”.

Po nga kampionati italian i futbollit, në orën 15:00 do të vijnë dy takime të tjera mjaft interesante, ku spikat përballja mes Sampdorias dhe Torinos në “Marassi”, por edhe sfida mes Parmës dhe Frosinones, dy skuadra të ngjitura rishtazi në Serinë A.

Në orën 17:00, në Supersport 2 do të vijë për të gjithë të apasionuarit e Premier Leagues angleze, sfida e “Stamford Bridge”, mes Chelseat dhe Crystal Palace, një takim në të cilin skuadra e Sarrit do të kërkojë maksimumin e pikëve, për të barazuar Liverpoolin në krye.

Vetëm 90 minuta më vonë, në orën 18:30 do të vijë një sfidë mjaft interesante nga kampionati spanjoll, ku baskët e Real Sociedad do të presin andaluzianët e Sevillas, një përballje kjo që ka prodhuar spektakël gjatë viteve të fundit.

Në mbrëmje vëmendja do të përqendrohet në Itali dhe konkretisht në Friuli, ku Milani i Gattusos do të përballet me Udinesen vendase. Kuqezinjtë vijnë pas dy sukseseve radhazi, ndonëse me shumë vuajtje, ndaj sot do të kërkojnë një tjetër fitore konfirmimi, ndonëse Udinese është një kundërshtar që mund t’u hapë punë.

Related posts

GAFA E STRAKOSHËS NDAJ GALATASARAY-T/ Legjenda e Interit: Unë e mendoj si Allegri, duhet zgjedhur një…

Delo.autor

“ME TË MËDHATË MARRIN PIKË”/ Braziliani i Skënderbeut rrëfehet para sfidës me Kukësin

Delo.autor

JUVENTUSI e flaku në rrugë pas 25 vitesh, MARCHISIO do t’iu BEFASOJË me ekipin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment