Futboll Seria A Sport

SARI KRITIKON SKUADRËN/ Pres më shumë në fazën mbrojtëse

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka kërkuar nga skuadra të ndryshojë mentalitet dhe paraqitje në fushë nëse lojtarët e tij dëshirojnë të luajnë për objektiva të mëdha, si titullin në Premier League apo të triumfojnë në Champions League. Trajneri italian kërkoi më shumë vëmendje në mbrojtje, në mënyrë që skuadra të pësojë sa më pak gola edhe pse deri më tnai “blutë” e Londrës janë të pamposhtur në kampionat.

Unë jam shumë i lumtur me rezultatet dhe me lojtarët e mi, por unë e di që në fushë ne mund të paraqitemi edhe më mirë, të improvizojmë më shumë. Kemi një ekip me kualitete, që në sulm bëjnë diferencën, por që duhet të japin më shumë edhe në mbrojtje, pasi nuk jemi ende një ekip solid. Dhe nëse nuk je një ekip solid, atëherë nuk mund të duelosh për objektiva të mëdha”, u shpreh trajneri Maurizio Sarri.

Më tej, trajneri italian sqaron: “Kur flas për fazën mbrojtëse nuk nënkuptoj vetëm ata që luajnë në atë repart, por kontributin që të gjithë japin në mbrojtje. Dua të sqaroj se nuk mbrojmë vetëm në fushën tonë, por edhe në mesfushë apo gjysmëfushën e rivalit, duke bërë presion e duke kontrolluar topin. Kemi aftësi teknike, që mund të na bëjnë një ekip të rrezikshëm kur sulmojmë me mbrojtësit, pasi kështu mund të fitojmë ndeshjet”, tha Sarri

Related posts

Atletico Madrid e rikthen epërsinë ndaj Lokomotiv Moscow

Q.Autor

NJËSOJ SI NË “AIR ALBANA”/ Shtyhet ndeshja në kampionatin italian për vijat e fushës

Delo.autor

U HODH SHORTI/ Eliminuan Kukësin dhe kanë luajtur 4 herë në grupet e Europa League, kush është kundërshtari i Teutës

Delo.autor

Leave a Comment