I pakategorizuar

E FRIKSHME/ 11 orë operacion dhe ANKTH, pilotja 17-vjeçare u shpëtua nga një ENGJËLL që…

Ka zgjatur 11 orë ndërhyrja kirurgjikale së cilës iu nënshtrua pilotja 17-vjeçare gjermane Sophia Floersch, e cila dje u aksidentua gjatë garës së GP të Formula 3, e zhvilluar në Macao. Makina e pilotes gjermane fluturoi mbi barrierat mbrojtëse dhe u përplas me një strukturë ku ishin mediat me shpejtësinë 1780km/orë. Për fat asnjë viktimë edhe pse bashkë me piloten u shtruan në spital edhe një koleg i saj (një pilot japonez), dy fotografë, një kameraman dhe një komisar i pistës.

Sot pilotja adoleshente iu nënshtrua ndërhyrjes dhe sipas buletinit mjekësor gjithçka ka shkuar mjaft mirë. Të gjitha parametrat janë brenda normave dhe sinjalet që vijnë nga organet kryesore jetësore janë të mira. Pilotja po reagon mirë pas operacionit, lajm që është konfirmuar edhe nga babai i vajzës, që ka mbërritur në Macao pas aksidentit.

“Sophia është nën mbikqyrje nga stafi mjekësor në terapinë intensive, ku do të qëndrojë për 24 orët e ardhshme. Lajmi i mirë është se shtylla kurrizore nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Frakturë ka pësuar vertebra e shtatë cervikale. Operacioni zgjati shumë pasi çdo ndërhyrje u bë pa sforco, në mënyrë që të evitoheshin rreziqet. Pas atij eksidenti nuk shpresuam, por duket se një ëngjëll ka qenë aty me vajzën në atë moment”, tha Alexander Floersch, babai i vajzës.

Related posts

“ KU JE TË Q*FSHA KOKËN TËNDE!” shikoni si takohen Bare, Manaj e Sadiku në Spanjë (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni këto pamje interesante të Messit, se si e analizon lojën e tij

Isa.Autor

FORMULA 1/ Leclerc mund i vetëm Mercedes-in, Vettel del pa pikë në Monza (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment