Futboll La Liga Sport

KA EDHE K­ËSHTU/ SUAREZ merr një rol të ri te BARÇA, atë të… BABAIT QORTUES

Luis Suarez i bën thirrje Ousmane Dembele të fokusohet te futbolli teksa sulmuesi i Barcelona-s po vuan të bindë në Camp Nou. Dembele nuk ka luajtur si titullar që prej shtatorit dhe në disa ndeshje është lënë jashtë skuadrës së Barça-s.

Blerja 105 mln ka akoma mbështetjen e shokut të ekipit Suarez, por sulmuesi uruguaian, i cili po përgatitet të ndeshet me Francën e Dembele, thotë se ai duhet të ndryshojë.

“Nuk është se Dembele s’është ambientuar me dhomën e zhveshjes, marrëdhënia e tij me shokët e ekipit është shumë e mirë,” shprehet Suarez.

“Ai është i lumtur, por siç kanë thënë edhe disa prej shokëve të ekipit, dhe Osumane e di këtë gjë, të jesh futbollist profesionist është një privilegj. Mendoj se ai duhet të fokusohet më shumë te futbolli dhe të jetë më i përgjegjshëm. “Ai është shumë i ri dhe mund të frymëzohet nga profesionalizmi i madh në dhomën e zhveshjes së Barcelona-s. Ai e meriton të jetë aty dhe të triumfojë te Barça.”

Related posts

Luhet në Stamboll, Galatasaray – Besiktas, derbi më i zjarrët në vitet e fundit!

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Tjetër hap në histori për Hamilton, sinjale shprese nga Ferrari

Delo.autor

EUROPIANI I ATLETIKËS/ Shkëlqen LUIZA GEGA. Siguron FINALEN e 3000 metërshit

Sadik.Autor

Leave a Comment