Futboll Sport

E FRIKSHME/ Ndërhyrja e rëndë e CAVANIT ndaj NEYMAR shkakton polemika (VIDEO)

Edison Cavani shkaktoi një faull duke ndërhyrë në mënyrë mjaft të rrezikshme ndaj Neymar në miqësoren mes Brazilit dhe Uruguait.

Kjo ka shkaktuar jo pak polemika, duke qenë se po komentohet si një ndërhyrje e qëllimshme për ta dëmtuar dhe që Cavani të ketë më shumë hapësirë te PSG-ja.

Megjithatë, vetë Cavani u shpreh se ajo ndërhyrje ishte e paqëllimshme dhe se gjithçka mbetet në fushë.

Në një linjë me sulmuesin uruguaian, është edhe talenti francez, Kilian Mbappe i cili pranon se klubi është diçka tjetër dhe se nuk ka probleme mes futbollistëve.

“I dërgova Neymarit videon kur Cavani i shkaktoi atë faull dhe nisi të qeshte. Është normale që të ketë tension kur ka ndeshje kombëtaresh, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të shënojnë gola bashkë dhe nuk do të përqafohen sërish. Klubi është diçka tjetër”, u shpreh Mbappe.

 

Related posts

NGA DE PAUL TEK EDIN DZEKO/ Ja emrat që do e kthejnë konkurruese Inter-in në kupat e Evropës…

Delo.autor

Abazaj jo i fundit, zbuloni ”koloninë” e shqiptarëve në Belgjikë

Sadik.Autor

Kondogbia për mos grumbullimin në ekipin kombëtar: Kam punuar shumë, por kjo nuk është…

Sadik.Autor

Leave a Comment