Futboll Shqipëri Sport

E FRIKSHME/ Tifozët e Tiranës pushtojnë fushën dhe KACAFYTEN ME LOJTARËT (VIDEO)

Menjëherë pas mbylljes së lojës mes Tiranës dhe Kukësit, tifozët bardheblu kanë pushtuar fushën, të cilët kanë filluar të kapen edhe me vetë lojtarët bardheblu.

Tirana dhe Kukësi nuk kanë arritur të shkojnë më larg se një barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Selman Stermasi”, e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar të futbollit. Bardheblutë nuk kanë gjetur akoma 3 pikët e para në kampionat me Memën, ndërsa miqtë kanë bërë një tjetër hap flas pas humbjes së pësuar ndaj Flamurtarit.

Rastet nuk i kanë munguar të dy ekipeve, me sulmuesin e miqve, Reginaldo që ka shpërdoruar atë më të pastrin në minutën e 33-të, duke gabuar penalltinë e fituar nga vetë ai pas një ndërhyrje të gabuar ë portierit Abibi. Ky i fundit ka shlyer gabimin duke ndalur goditjen e sulmuesit nga 11 metrat.

Para këtij momenti, në minutën e 21-të më saktësisht, ka qenë Hoxhallari që ka shkuar shumë afër golit për bardheblutë, me goditjen e tij të bukur nga distanca që është ndalur vetëm nga shtylla.
Vendasit kanë arritur të gjejnë golin në minutën e 43-të me Sentamu, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, në minutënn e 57-të, ka ardhur radha e Albi Dokës për të shpërdoruar një rast të mirë. Pasi është futur në zonën e rreptësisë, lojtari i bardhebluve ka goditur me të djathtën, por gjuajtja e tij ka përfunduar për pak jashtë.

Tirana ka qenë më kërkuese dhe në minutën e 65-të ka rrezikuar përsëri, me Greca-n që ka futur një top të rrezikshëm në zonën e rreptësisë, por që nuk është shfrytëzuar nga lojtarët e Memës. Një minutë para fundit, Kukësi ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga William për një ndërhyrje të parregullt.

Pavarësisht superioritetit numerik dhe katër minutave shtesë, rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund me të dy ekipet që kanë marrë nga një pikë.

Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Enea Jorgji, tifozët bardheblu, të cilët nuk duhet të ishin stadium pas vendimi të disiplinës, janë futur në fushë dhe duket se i kanë kërkuar lojtarëve të Tiranës të hiqnin fanellat. Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë që ata të largohen me vrap.

Kukësi mbetet në vendin e tretë me 20 pikë, pesë larg Parizanit të vendit të dytë dhe gjashtë larg Skënderbeut kryesues, ndërsa Tirana, që nuk fiton prej pesë ndeshjesh në kampionat, mbetet në vendin e shtatë me 10. Bardheblutë rrezikojnë të shkojnë në vendin e parafundit nesër, nëse Luftëtari dhe Kamza fitojnë ndeshjet respekitve kundër Flamurtarit dhe Teutës.

Related posts

KAMPIONËT E ITALISË NË KRIZË/ Ultimatumi i drejtuesve të Juventus, Pirlo 3 ndeshje për të mos rrezikuar stolin

Delo.autor

TENSION TEK PARTIZANI/ Trajneri Sormani braktis braktis stërvitjen, ja arsyeja

Delo.autor

“LAMTUMIRË LEGJENDA E KUQE MIÇO PAPADHOPULI”/ Partizani ka këtë mesazh ngushëllimi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment