Boks Sport

Tony Bellew: Ndaj Haye, fitore me çdo kusht

Më 5 maj, në “O2 Arena” të Londrës do të zhvillohet revanshi i peshave të rënda mes dy boksierëve britanikë Tony Bellew dhe David Haye, një sfidë që parashikohet e bukur dhe me rivalitet, ashtu si ajo zhvilluar një vit më parë, me Bellew që fitoi me “KO teknik” në raundin e 11-të. Këtë rezultat Tony Bellew synon të arrijë edhe në këtë sfidë të dytë, duke konfirmuar se për të nuk ka “plan B”, por vetëm një “plan A”, që është ai i triumfit.

Unë do të tregoj se suksesi në duelin e parë nuk ishte rastësi, por i merituar. Unë mund të mos jem favorit, ashtu si edhe në përballjen e parë, por kjo gjë nuk më shqetëson. Unë do t’u tregoj atyre që nuk besojnë tek unë se gabojnë. Plani im është vetëm një, që ta fitoj edhe këtë sfidë të dytë me çdo kusht. Unë nuk jam një njeri që do të ngjitem në atë ring për ta humbur duelin. Kjo është diferenca mes mes meje dhe Haye”, u shpreh Tony Bellew.

Më tej, boksieri britanik tha: “Unë jam një fitues, jam në formë të shkëlqyer, i karikuar shpirtërisht dhe gati për një tjetër betejë. David po përpiqet t’i bëjë marketing vetes me video e foto, por kjo gjë nuk më shqetëson aspak. Ai mund të ketë mësuar disa stile të reja, por pas 5-6 raundesh do të rikthehet i pari dhe do ta mposht shumë kollaj”, u shpreh Tony Bellew, ndërsa Haye, në përballjen e parë u dëmtua në “Thembrën e Akilit”.

Related posts

Deschamps karikon Mbappe: Botërori nuk ka përfunduar ende

Isa.Autor

PAS DY SEZONESH TEK KLUBI ITALIAN/ Berhami largohet drejt Zvicrës tek skuadra…

Delo.autor

SARRI I MORI PUNËN TEK CHELSEA/ Antonio Conte hakmerret duke i zënë vendin në Serinë A tek…

Delo.autor

Leave a Comment