Futboll La Liga Sport

E HABITSHME/ Kundërshtari i REAL Madrid ka pasur Petr CECH si SULMUES

Tifozët e Plzen janë krenarë për shumë gjëra, një nga ato është Petr Cech. Portieri aktual i Arsenal ka lindur më 20 maj të vitit 1982, në qytetin ku Real Madrid i Santiago Solari-t do të luajë ditën e mërkurë, kur Çekët dhe Sllovakët jetonin brenda një territori.

Portieri i famshëm kur ishte fëmijë luante futboll dhe hokej dhe në të dy sportet ishte një lojtar që shënonte gola, jo t’i ndalonte siç bën tani.

Në moshën 10-vjeçare ai pësoi një frakturë të tmerrshme në këmbën e djathtë që i ndryshoi jetën dhe klubi vendosi ta përdorte si portier për ta mbrojtur sa më shumë.

Ishte një lëvizje që i ka dhënë botës së futbollit një prej portierëve më të mirë të shekullit të 21-të.

Te Viktoria Plzen ai nuk shpërtheu asnjëherë tek ekipi i parë dhe debutimi i tij ka ardhur në tetor të 1999-ës te Chmel Blsany ndaj Sparta Prague.

Që nga ai moment ai shkoi te Sparta, Rennes, Chelsea dhe tani Arsenal.

Related posts

“KOMBËTARJA ME LUHATJE, PASI…”/ Flet Hamdi Salihi për gjëndjen e “KUQEZINJVE” pas largimit nga De Biasi

Delo.autor

JANË NË KAOS/ Mourinho kërcënon “Djajtë”: Qëndroni në shtëpi nëse keni…

Isa.Autor

SARRI ANKOHET PËR ORARIN/ Conte e ironizon: Le të qetësohet se është edhe në…

F.autor

Leave a Comment