Futboll Seria A Sport

E KRAHASOJNË ME TIAGO SILVËN/ Eksperti: Braziliani nuk është për MILNIN

Për shkak të dëmtimeve të Mattia Caldara dhe Mateo Musaçhio, Milan do të rifutet në merkato për tu përforcuar me mbrojtës në janar, dhe emri më shumë i përfolur në ambientin kuqezi është ai i brazilianit Rodrigo Caio. Por, mbi profilin e tij nuk është shumë i sigurtë eksperti i famshëm i futbollit Brazilian, Andersinho Marques.

“Rodrigo Caio në këtë sezon ka luajtur vetëm 10 ndeshje. Deri dy vite më parë konsiderohej dhe ishte një talent i madh premtues si mbrojtës qëndror i Brazilit, ka fituar edhe me skuadrën olimpike. Vitin e kaluar luajti mirë, por jo shumë mirë, ndërsa këtë vit ka patur disa dëmtime, ndaj nuk ka qenë një vit i nivelit të lartë. Në këtë moment ekzakt, Rodrigo Caio nuk është një futbollist që bën për Milan”, deklaroi eksperti Brazilian.

 

Related posts

“TORASA DHE KALE DONIN TË LARGOHESHIN SEPSE ISHIN TË SHKATËRRUAR”/ Egbo: Ju tregoj çelësin e suksesit te Tirana

Delo.autor

“ZEBRA bëhet KAMELEON”/ Allegri provon tjetër vendosje me RONALDON

Isa.Autor

Publikohet formacioni më i mirë i vitit në Serinë A, dominojnë Inter e Juve (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment