Futboll La Liga Sport

PLESHTI NUK E DO TEK BARÇA/ Braziliani: MESSI është një ALIEN i futbollit

Malcom ka përshkruar shokun e ekipit Lionel Messi si një alien futbolli dhe premton se do ta shfrytëzojë në maksimum mundësinë e të luajturit përkrah yllit të Barcelona-s.

“Disa minuta përpara se të fillonte ndeshja, në tunel, më tha se kur të merrte topin, do të më gjente,” shprehet Malcom në një intervistë për ESPN. “Dhe ai e bën këtë pasi është një alien futbolli. Ai është dikush që do gjithmonë më të mirën për grupin. Prandaj është kapiteni dhe dikush që frymëzon të tjerët të japin më të mirën.

“Nëse dikush që ka pesë Topa të Artë të frymëzon për të dhënë më të mirën, patjetër që do të jesh i motivuar për ta bërë. “Për mua, ai është më i miri në botë. Asnjëherë nuk e di se çfarë do të bëjë sepse është e vështirë të kuptosh se në çfarë drejtimi do të shkojë.

“Vetëm duke shkëmbyer pasime me të, jam duke mësuar shumë. Dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi.”

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Talenti Haaland do të veshë fanellën e Realit në sezonin e ri

Delo.autor

SKANDAL PAS SKANDALI/ Lojtari që dhunoi gjyqtarin luajti me emër tjetër

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ SHIROKI BRIJEG/ UEFA u prish planet tifozëve të Vllaznisë, ja vendimi që merr…

Delo.autor

Leave a Comment