Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ JUVENTUSI po pregatit një SHKËMBIM TË BUJSHËM me REALIN

Aksio Torino-Madrid është kthyer në qendër të vëmendjes. Juventus dhe Real Madrid mund të bëhen protagoniste të një operacioni tjetër të bujshëm në merkato. Nuk është një sekret që “Zonja e Vjetër” ka vënë në shënjestër prej kohësh brazilianin Marcelo. Njëkohësisht, marrja e tij do të sillte shitjen e Alex Sandro, vendin e të cilit do ta merrte ylli i Real.

Kështu, në orët e fundit janë kthyer zërat e një këmbimi për të cilin është folur edhe në shtator. Kontratat e të dy lojtarëve janë drejt skadencës dhe ideja e këmbimit duket shumë e realizueshme.

Gjithsesi, madrilenët do të donin edhe një shumë parash përveç mbrojtësit bardhezi, duke parë vlerat e ndryshme të dy futbollistëve. Në fakt, kartoni i Marcelo vlerësohet 60 milionë euro, ndërsa ai i Alex Sandro 45.

Pavarësisht se mbrojtësi i bardhezinjve është tre vite më i ri, vlerësimi i të dyve duket i drejtë dhe dy klubet duket se kanë marrë kohë që të mendohen.

Related posts

PASUESI I RONALDOS/ Ylli i Man City JOSHET nga REALI, GUARDIOLA në telashe

Isa.Autor

POCHETINO ME “DHIMBJE KOKE”/ Tottenham pa yllin e ekipit deri në dhjetor

Isa.Autor

NDESHJA ME PARMËN/ Juventus dyfishon shifrat me Ronaldon, por ja çfarë ndodh

F.autor

Leave a Comment