Futboll Sport

VEPRIM KAMPIONI/ Nxënësit me PAAFTËSI i vjedhin kompjuterin, VERRATTI i kthen buzëqeshjen

Marco Verratti i ka kthyer buzëqeshjen një fëmije të paaftë fizikisht të cilit i kishin vjedhur kompjuterin. Shkolla Giordani në Bolonja, dy herë brenda 24 orëve, ishte bërë prè e hajdutëve, të cilët në xhiron e dytë morën me vete edhe kompjuterin me programin special që i mundësonte Andreas, nxënësit me paaftësi të theksuar fizike, të komunikojë me shokët dhe mësuesit. Babai i fëmijës, Gianluca Dall’Osso, u bëri thirrje hajdutëve të kthenin kompjuterin, tepër i rëndësishëm për të birin.

Thirrjes së tij nuk iu përgjigjën keqbërësit, por ajo ra në veshin e Verrattit i cili u pëgjigj menjëherë.

Mesfushori i Paris SG porositi menjëherë të besuarin e tij, Patrizio Leoni, të kalonte menjëherë 10 mijë euro në llogarinë e shkollës, shifër më e lartë se vlera e sendeve të vjedhura, me synim pajisjen e Andreas me një kompjuter të ri. Lojtari e mbajti të fshehtë gjestin, por megjithatë ai u bë i njohur nga të gjithë dhe prindërit e fëmijës nuk do ta harrojnë kurrë. “E falënderova dhe kur të ketë mundësi do të takohet me Andrean”, thotë Gianluca Dall’Osso. “Do të ishte nder për ne”.

Related posts

FLET NË PRAG TË DERBIT MILANEZ/ Spalletti: Nga objektivi Champions te Nainggolan dhe plani anti-Piatek

Delo.autor

“IMMOBILE NDËR MË TË MIRËT”/ Hysaj: Nuk ka ndryshim mes Reina dhe Strakoshës

Delo.autor

PASI LA YLLIN PUSHIM NË FITOREN ME CARDIFF/ Guardiola: Ata të dy janë një bonus për skuadrën, jemi në…

Delo.autor

Leave a Comment