Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Legjenda e Barcelonës: U kënaqa, që Luka Modric u shpall më i miri

Xavi Hernández nuk e konsideron rivalitetin e ashpër historik të klubit të tij të zemrës me Real Madridin, kur është fjala për “t’i dhënë Cezarit atë që është e Cezarit”. Në një intervistë me “Catalunya Ràdio”, ish-kapiteni dhe legjenda e Barcelonës analizoi momentin e keq të të bardhëve, duke mbrojtur punën e Lopetegui.

“Me Lopetegui trajner, Real Madridi luajti në mënyrë më të rregullt dhe pozicionale. Historikisht, Real Madridi është udhëhequr nga lojtarët lider. Në vend të kësaj, Julen u përpoq të luante më shumë si një ekip. Por, duket se ekosistemi që preferojnë aty është i ndryshëm.

Dhe kjo nuk është indirekt kritikë për Lopetegui, sepse është mënyra e tyre e të luajturit. Ju kurrë nuk mund ta konsideroni “të vdekur” Real Madridin, sepse nuk dorëzohet deri në maj. Gjithmonë ka mbetur diçka, për të cilën duhet të luftojë”, – tha ai.

Xavi, gjithashtu, vlerësoi Luca Modric, për të cilin tha se “është shumë inteligjent dhe më i fortë se unë. Isha i lumtur që fitoi çmimin e më të mirit. Messi bën shumë gjëra, më shumë se çdo lojtar tjetër. Tani që Cristiano Ronaldo ka shkuar te Juventusi, unë do të doja të dija se çfarë mendojnë madrilenët për “Topin e Artë”.

Related posts

​(FOTO) Man City nuk arrin ta barazojë rekordin historik të Bayernit, ja 6 me ecurinë më të mirë

Q.Autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Kuqezinjtë” mposhtin Bolognan dhe mban gjallë ëndrrën Champions

Delo.autor

PSE NUK PO SHKËLQEJNË BLERJET E REJA? Paratici: Kur një lojtar transferohet tek Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment