Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Pranë golit gjirokastritët, Gjoni bën ndërhyrje deçizive (VIDEO)

Luftëtari dhe Laçi përballen në Gjirokastër në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Ky takim do të luhet pa praninë e tifozëve. Trajnerët, Gentian Mezani dhe Migen Memelli kanë bërë zgjedhet e tyre. Për Mezanin është rikuperuar Xhekson, i cili ishte në dyshim, ndërsa Memelli ka bërë 1 ndryshim.

Në formacion është Xhixha që nuk luajti ndaj Kukësi për shkak kartonësh. Laçi ndodhet në vendin e 6-të me 16-të pikë dhe vjen pas 2 humbjeve rradhazi. Gjirokastritët nga ana tjetër, ndodhen në vendin e 8-të të renditjes me 9-të pikë. Ata vijnë pas një rezultati pozitiv të marr përballë Kastriotit.

KOMENTI LIVE:

26′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

24′ Shtubina hedh një krosim në zonë, por largon Liçaj me kokë.

20′ Pranë golit Luftëtari, me Xhekson, i cili merr një top të bukur në zonë dhe provon të gjuaj, por ndërhyn mjaft bukur Gjoni që largon rrezikun në këndore.

13’ Harkim nga e djathta i Liçajt, topi largohet nga Gjoni por mbërrin te Rroca, i cili gjuan nga jashtë zonës por pa gjetur portën e Selmanit.

7′ Shtubina fiton goditjen e parë nga këndi për kurbinasit.

4’ Radoviç jep një harkim në zonë nga e djathta, Selmani kontrollon me qetësi me një dalje të sigurt.

2′ Kurbinasit hidhen menjëherë në sulm, por pa arritur të depërtojnë në mbrojtjen e Luftëtarit.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

Lista/ 18 sportistët e rinj më të pasur të Britanisë

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK BAYERN/ Ja takimi super sekret me menaxherin e yllit

Delo.autor

Zhgënjeu kundër Spal, Juventus kërkon ta shesë

Q.Autor

Leave a Comment