Futboll Sport

E PABESUESHME/ Monako nuk humb vetëm në fushë, arrestohet presidenti i klubit

Duket se disfata e rënë në shtëpi në Ligën e Kampioneve përballë Klyb Bryzh i ka rrënjët shumë më të thella se vetëm 90 minutat në fushën e lojës. Skuadra sot paradite është tronditur nga lajmi se pronari i klubit, miliarderi rus Dimitri Ribolovlev, është arrestuar nga policia franceze. Ai akuzohet për korrupsion dhe ndikim ilegal ne veprimtari të ndryshme.

Sipas ” Le Monde”, oligarkut rus i janë vënë prangat sot dhe më pas është kontrolluar vila e tij në principatë. Hetimi kishte kohë që kishte filluar, por sot një gjykatës kishte lëshuar edhe urdhrin e arrestit.

Gazeta franceze bën të ditur se Ribolovlev ka qenë i përfshirë në një skandal me tregtarin zviceran të artit, Iv Buvier, duke përfituar vepra në mënyrë të jashtëligjshme. Ai ishte hetuar që atëherë, por falë lidhjeve që kishte me policinë e Monakos dhe me Ministrin e Drejtësisë së Principatës, kishte arritur të zhdukte emrin e tij nga hetimet.

Gazeta thotë se ekzistojnë si provë me dhjetëra mesazhe telefonike mes personave në fjalë, ndërsa zyrtarët shtetërorë të përfshirë janë pushuar nga puna apo janë dorëhequr dhe do të përballen me drejtësinë. Sigurisht që një situatë e tillë shton edhe më tepër kaosin te Monako dhe kjo shihej sot, kur skuadra u mund pa lënë shenjë me shifrat 4-0 në shtëpi nga belgët e Klub Bryzh.

Related posts

Wenger: Fitore e rëndësishme, por s’jemi kualifikuar

Q.Autor

Zyrtari rus: Botëror për huliganët, 20 kundër… (FOTO)

Sadik.Autor

I THUR ELOZHE TALENTIT TË DORTMUND/ Lewandowski: Erling Haaland mund të bëhet i miri në botë

Delo.autor

Leave a Comment