Futboll Sport

E PABESUESHME/ Superklasikja River-Boca, 6-vjeçari shet lodrat për të shkuar në “Monumental” (VIDEO)

“Shes lodrat e mia, që të mund të shkoj në Monumental”. Është shndërruar menjëherë virale historia e të voglit Renzo, një djalosh vetëm 6-vjeçar nga Paranà, tifoz i zjarrtë i River Plate që ëndërronte të mund të njihte idhujt e tij. Nuk do të mund ta bëjë dot në Superklasiken e 24 nëntorit, kur është planifikuar takimi i dytë i finales së Copa Libertadores, sepse biletat kanë avulluar tashmë, por falë një “fan club” të Malaga, djaloshi do të mund gjithsesi të shndërrojnë ëndrrën e tij në realitet, falë një fushate për mbledhje fondesh. Në fakt Renzo dhe familja e tij do të mund të udhëtojnë falas dhe të asistojnë në sfidën e kampionatit kundër Gimnasia La Plata.

Një tavolinë, një karrige, disa lodra dhe një banderolë që ka prekur të gjithë. “Shes lodrat e mia që të mund të shkoj në Monumental”. Foto dhe historia pas saj kanë ndezur zjarrin nëpër rrjetet sociale dhe nga Malaga në Spanjë, kanë arritur të grumbullojnë mjaftueshëm para, për të realizuar ëndrrën e vogëlushit Renzo, që me rastin e ndeshjes në kampionat kundër Gimnasia La Plata, do të mund të shohë nga avër idhujt e tij të River Plate.

“River nuk është vetëm futboll, River është familje, dashuri dhe passion, ndaj për këtë arsye nuk hezitojmë që të çojmë përpara këtë çështje kaq të bukur solidarizmi. E dimë që shumë iniciativa si e jona janë bërë edhe më parë, por inkurajojmë të vazhdojnë të bëhen për të parë fëmijët të lumtur. Kemi qenë të gjithë fëmijë dhe kemi ëndërruar lodra, libra dhe udhëtime…”, shkruan “fan club” i River në Malaga. Vetë djaloshi Renzo falenderoi grupin e tifozëve që e ndihmoi të realizojë ëndrrën e tij.

Este nene se llama Renzo, es de Paraná y tiene 6 años. En el día de ayer y luego de que nos llegara una foto donde Renzo había organizado una especie de feria americana para vender sus juguetes con el único motivo de conocer el monumental, nos volcamos plenamente desde nuestra filial para cumplirle ese sueño. Gracias a la ayuda de varias personas que nos pusieron en contacto con la familia y sobre todo a los socios e integrantes de nuestra filial Málaga le comunicamos a su madre que disponían de todos los gastos pagos ( entradas para el y su mamá, viaje Ida y vuelta, comida y también algún regalito ) para concretar este sueño y que Renzo no se deshiciera de sus juguetes nunca más por este motivo.Creemos desde las entrañas de esta familia millonaria en Málaga que River no es sólo fútbol, River es familia, amor y pasión, y es por eso que no dudamos en llevar a cabo esta tan linda causa solidaria.Desde la Filial de River en Málaga mandamos este mensaje para que todas las filiales y agrupación del club puedan hacer posible futuros sueños de chicos como Renzo, nos consta que se hicieron muchas causas como esta pero alentamos a que se sigan haciendo y veamos a los chicos felices.Todos alguna vez fuimos niños y soñamos con juguetes, libros, viajes etc etc. El sueño de Renzo era conocer el Monumental y vivir un partido allí.#JuntosSomosMásGrandes #MalagaEsDeRiver#RiverEsMundial Filiales RiverClub Atlético River Plate

Gepostet von Filial River Plate Málaga-oficial am Sonntag, 18. November 2018

Related posts

LAÇI-SKËNDERBEU/ Dejvi Bregu barazon shifrat për “Kurbinasit”, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

LIVE SUPERIORJA/ Bylisi shënon golin e tretë, Vllazninë e nderon Lika me penallti. Ja rezultatet

Delo.autor

REZULTATET ZHGËNJYESE TË EKIPIT/ “Lufta” për shkarkimin e presidentit të Barcelonës, ja numri i firmave të grumbulluara

Delo.autor

Leave a Comment