Futboll Shqipëri Sport

E PAIMAGJINUESHME/ Befason SHQIPËRIA, fton futbollistin me PASAPORTË SERBE

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi dëshiron që të ftojë sa më shumë futbollistë të rinj në Kombëtare.

Telesport ka mësuar dy afrimet e ardhshme të Alban Bushit. Me shumë mundësi, numri një i stolit do t’i dërgojë ftesë mesfushorit me tipare të avancuara, Jason Ceka. Ky i fundit është një produkt i shkollës gjermane të futbollit. Ai luan për ekipin e dytë të Schalkes dhe shihet me mjaft të ardhme.

Me U-19 e ekipit gjerman ka luajtur në 27 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. 18-vjeçari ka qenë i grumbulluar dhe me Gjermaninë U-18. Afrimi i tij do të jetë me mjaft vlerë për skuadrën tonë, pasi mund të kontribuojë për disa vite.

Nga ana tjetër, Bushi ka zbuluar dhe një “xhevahir” në Serbi. Fjala është për mbrojtësin e krahut të majtë, aty ku largimi i Hakajt, lë goxha boshllëk. Fjala është për Faton Xhemailin.

Futbollisti është rritur në shkollën gjermane, por më pas ka kaluar në kampionatin e ligës së parë serbe Radnik Surdulica. Ai ka pasaportë serbe, por dhe kosovare dhe me shumë mundësi Bushi do e ftojë për ndeshjet e ardhshme.

Xhemaili ka patur probleme me minutat, pasi 19-vjeçari ka mjaft konkurrencë në skuadër dhe niveli i futbollit serb është shumë i lartë. Ceka dhe Xhemaili me shumë mundësi do të jenë dy shqiponjat e reja të Shpresave.

Related posts

“MË DUKEJ SIKU PO FLUTUROJA NË FUSHË”/ Spinazzola sfidon mjekët: Në nëntor do të bashkohem me ekipin

Delo.autor

“KAM NDËRHYRË TEK INFANTINO TË JAPË “TOPIN E ARTË”/ Rummenigge: Formati i ri është super, “Pleshti”…

Delo.autor

Immobile “tradhëton” Lazion, vjen kartoni i parë i kuq nga VAR

Q.Autor

Leave a Comment