Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ HAZARD drejt REALIT: Vendimi i fundit i Chelseas nuk i ka pëlqyer belgut

Chelsea duket se po projekton një të ardhme pa yllin e saj, Eden Hazard. Pas muajsh e muajsh që i ofron një rinovim kontrate belgut, ky i fundit është ende i pavendosur për të ardhmen e tij. Nisur nga kjo, sipas “Ok Diario” drejtuesit e klubit janë lodhur dhe kanë vendosur që të thonë ata fjalën e fundit.

Vetëm pak ditë më parë, “Blutë” kanë bërë lojtarin më të paguar të skuadrës mesfushorin N’Golo Kanté. Francezi ka pasur një rritje page që ka shkuar nga 120,000 paund në javë në 290,000. Duke qenë kështu, Hazard nuk është më lojtari më i paguar i ekipit. Belgu merr 12 milionë euro në vit dhe tani më pak i paguar se Canté që do të përfitojë 17 milionë në vit. Sikur kjo mos të mjaftonte, Kepa Arrizabalaga i afrohet belgut me një pagë 11 milionë euro në vit dhe mbetet për t’u parë se si do të përmirësohen kontratat e të disa futbollistëve në prag skadencë si Willian ose Giroud.

Hazard, i cili mund të largohet nga Chelsea në janar për Real Madridin, tashmë e di se klubi i tij ka hartuar një plan pa atë. Ai ishte një nga lojtarët që u dallua më tepër në Kupën e Botës në Rusi dhe është i vetëdijshëm që është ende në axhendën e Real Madrid, që po “vuan” për një sulmues. Dëshira e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu” nuk e ka fshehur kurrë, kështu që referuar “Ok Diario”, ajo mund të realizohet shumë shpejt.

Related posts

Real Madridi kërkon GOLA/ Eden Hazard garanton më shumë se Isco-Asensio

Isa.Autor

TALLJA E VERËS NGA KOMPANITË E BASTEVE/ Më shumë mundësi ka të zbulohen UFO, sesa Arsenal të fitojë…

Delo.autor

Legjenda e Anglisë “kapet” keq me Shaqirin: Lojtarë si ai…

Sadik.Autor

Leave a Comment