Futboll Seria A Sport

E SHTUNA SPORTIVE/ Bundesliga “ndizet” me Borussia-Bayern, Genoa pret Napolin

Vëmendja e futboll-dashësve për ditën e sotme do të jetë e përqendruar në Bundesligën gjermane, ku Borussia Dortmundi kryesues do të presë në “Signal Iduna Part” kampionët në fuqi të kampionatit, Bayernin e Mynihut.

Vendasit e drejtuar nga Lucien Favre po kalojnë një moment mjaft të mirë dhe kryesojnë me meritë kampionatin me 24 pikë, pas 7 fitoresh, 3 barazimesh dhe zero humbjesh, në 10 javët e para të Bundesligës.

Nga an tjetër, bavarezët e drejtuar nga kroati Niko Kovaç renditen të tretët me 4 pikë më pak se verdhezinjtë dhe një humbje sot në “Signal Iduna Park” do të komplikonte rrugën për mbrojtjen e titullit kampion, që njëkohësisht do të ishte edhe i 7-ti radhazi për Bayernin.

Në mbrëmje vëmendja do të zhvendoset në Serinë A italiane, pasi në “Marassi” Genoa do të presë Napolin, në sfidën e vlefshme për javën e 12 të kampionatit. Vendasit nuk fitojnë prej 5 takimesh, ndërsa vijnë pas dy humbjesh radhazi të pësuara në pak ditë në Milano, fillimisht ndaj Milanit dhe më pas ndaj Interit.

Sfida ndaj napolitanëve do të jetë mjaft e rëndësishme për kuqeblutë, pasi një tjetër rezultat negativ do të trondiste besimin ndaj trajnerit Ivica Juriç, që mori drejtimin e skuadrës para pak javësh dhe do të përballej me një tjetër shkarkim.

Nga ana tjetër, Napoli udhëton drejtë Gjenovës për të marrë 3 pikët e radhës, pasi skuadra e Ancelottit nuk e ka fshehur synimin për të fituar titullin kampion dhe fitorja ndaj Genoas kthehet në detyrim, për të mos u shkëputur nga Juventusi që ka 6 pikë më tepër në renditjen aktuale.

Related posts

“ËSHTË GJITHMONË E RËNDËSISHME TË…”/ Nagelsmann: Më pëlqen shumë të kem lojtarë të tillë

Delo.autor

MENDON RIKTHIMIN TEK REAL MADRID/ Legjenda e Los Blancos tregon shanset

Isa.Autor

“DOJA TË TËRHIQESHA NGA FUTBOLLI”/ Alves befason me deklaratën: Ja si ma ndryshoi Ronaldo mendjen

Delo.autor

Leave a Comment