Futboll Sport

E VËSHTIRË PËR TË ZGJEDHUR/ Ibrahimovic apo Rooney? Kjo është blerja më e mirë e vitit në Amerikë

Sulmuesi i LA Galaxyt, Zlatan Ibrahimovic është cilësuar si blerja më e mirë e vitit në kampionatin amerikan, MLS.

Pasi shkëputi kontratën me Manchester United, Ibrahmovic në mars të këtij viti iu bashkua LA Galaxyt .

37-vjeçari shënoi dy golat e parë në Amerikë në debutim pasi u fut në lojë si zëvendësues në fitoren e Galaxyt, 4-3 ndaj Los Anxhelos.

Ibrahimovic gjithashtu ka dhuruar 10 asistime në 27 ndeshje të zhvilluara, por ai nuk arriti ta kualifikojë skuadrën e tij në “play-off”.

Kujtojmë që kohët e fundit mediat po përflasin një rikthim të Ibrahimovic drejt Milanit.

 

Related posts

E PABESUESHME/ Maguire shpëton “Djajtë e Kuq”, më pas bën gafën (VIDEO)

Delo.autor

INTERI NË FINALEN E SUPERKUPËS/ Asllani shkëlqen në mesfushë! Notë pozitive për Gjimshitin

F.autor

Formula 1, Sebastian Vettel e dëshiron titullin kampion

Q.Autor

Leave a Comment