Futboll Shqipëri Sport

“EFEKTI DAJA”/ Flamurtari “shtyp” Kukësin dhe shikon nga kreu i rënditjes

Na kishte marrë malli të shihnim një ndeshje niveli në Superiore, me ritëm, raste, emocione dhe gola, sigurisht ndërhyrjet nuk mund të mungojnë. E dimë që janë me pikatore, por padyshim Kukësi-Flamurtari ishte një prej tyre. Ekipi vlonjat arrin të fitojë 1-2 në një transfertë mjaft të vështirë. Veliu dhe Alves ishin heronjtë e Dajës, goli i Spehar vlen vetëm për statistikë.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm nga të dy skuadrat. 15 minutat e para ishin studimore për të dy skudrat, më pas ishin verilindorët që me mbështetjen e tifozerisë bënë më shumë përpara. Nga krahu tjetër, miqtë ishin gjithmonë të gatshëm për të “kafshuar” portën e Frashërit. Daja kishte rreshtuar një ekip të kujdesshëm, por mjaft pragmatist. Portierët respektivë nuk u shqetësuan shumë deri në minutën e 39′. Aksion i rrëmujshëm në zonën e Kukësit, topi del te Polozhani.

Mbrojtësi godet 1 metër larg portës me shumë forcë, por Frashëri bën mrekullinë. I pafat “gardiani i portës”, pasi sfera shkon te Veliu që me një goditje potente e pushon në rrjetë. Verilindorët reagojnë shumë shpejt dhe hidhen në kërkim të golit të avantazhit. Reginaldo ka një mundësi ideale, por gabon i vetëm përballë Koliçit. Portieri i vlonjatëve nis kundërsulmin vrastar të ekipit të tij me Busic dhe Alvesin. Braziliani merr në fund top mjaft të mirë nga kapiteni i tij dhe përshëndet rrjetën për herë të dytë 0-2. Rregulli i futbollit del në pah, kur nuk e bën e pëson!

Pjesa e dytë nis me ndryshime menjëherë për Kukësin me Cungun që fut Kalanë dhe Spehar dhe nxjerr Limajn dhe Et’hemin. Zëvendësime që i dhanë efekt, pasi është sulmuesi kroat që dërgon topin në rrjetë në minutën e 49′ me një goditje me kokë, por që gjen të papërgatitur dhe portierin Koliçi. Deri në fund të takimit ishte një luftë e vërtetë sportive. Flamurtari u mbrojt me forca të shumta, ndërsa Kukësi u hodh i gjithi në sulm. Shameti ishte pranë barazimit në fund të ndeshjes, por topi i tij shkoi pak mbi kuadrat. Përfundimisht, Flamurtari konfirmohet anti-Kukës, pasi ka fituar dy ndeshje me verilindorët. Kukësi mbetet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Flamurtari një pozicion dhe 1 pikë më pak. Takimi i ardhshëm do ta gjejë Kukësin kundër Tiranës, ndërsa Flamurtarin kundër Partizanit.

Related posts

Botërori RUSI 2018/ Messi parapërgatitet të mbajë mbi supe peshën e një kombi të tërë (FOTO)

Sadik.Autor

“NUK KA QËNË…”/ Shaqiri kujton eksperiencën te Interi dhe nuk mohon rikthimin në Itali!

Isa.Autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Zvicër-Spanjë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment