Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Teuta-Tirana: Përmbysen shifrat, mbrojtësi BICAJ shënon 2 herë mbrenda 3 minutave (VIDEO)

Teuta pret Tiranën në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut në kuadër të javës së 11 të Kategorisë Superiore. Është zgjedhur ky stadium për t’u luajtur ndeshja, duke qenë se “Niko Dovana” ka probleme me fushën dhe po punohet për rehabilitimin e saj.

Sa i përket formacioneve, Shkëmbi i ka besuar sërish Shkallës në qendër të mbrojtjes ndërkohë që vazhdon me eksperimentin në mesfushë, ku Osmani luan në mesfushë.

MINUTË PAS MINUTE

72′ GOOOL Teuta, shënon Bicaj.

70′ GOOOL Teuta, shënon Bicaj.

67’ Sidibe nis topin në zonë për Latif, por sfera përfundon në duart e Likës para devijimit të sulmuesit të durrsakëve.

64’ Kobinah driblon në mënyrë të shkëlqyer dy kundërshtarë dhe pastaj nis topin te Greca majtas. Mesfushori gjuan në hyrje të zonës por diagonalja e tij përfundon jashtë.

58’ Edhe Kobina provon nga ana tjetër pas një zbritje të shpejtë, topi kalon shumë lart mbi traversë pas tentativës së tij.

58’ Goditje dënimi nga e djathta që harkohet në zonë e Tiranës, Lika pret topin pa u shqetësuar nga sulmuesit kundërshtare.

50’ Teuta duket shumë më agresive në minutat e parë të pjesës së dytë, ku kërkon me ngulm të barazojë shifrat, por mungojnë gjuajtjet drejt portës.

46′ Pjesa e dytë fillon me ndryshim te durrsakët, pasi Kamara i zë vendin Avdylit.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Tiranës.

45’+2’ Tjetër mundësi e shkëlqyer e Dajës për të shënuar. Mesfushori godet i vetëm para Hidit por ky i fundit grushton duke mbajtur në lojë Teutën.

45’ Jepen tre minuta shtesë.

43’ Teuta duket shumë konfuze dhe në vend që të krijojë lojë për golin e barazimit, i dhuron shpejt topin bardhebluve.

39’ Sentamu bën gjithçka mirë duke dribluar dy kundërshtare dhe i vetëm para Hidit, mundohet ta kalojë me një “trivela” me të djathtën. Sfera del jashtë, jo shumë larg kryqëzimit të shtyllave.

32’ Top i gjatë në zonën e Tiranës, ku Latif nuk devijon siç duhet sferën para portës dhe shpërdoron tjetër mundësi shënimi.

28’ GOOOL Tirana, autogol i Shkallës. Pas një goditje nga këndi të Hasanit, topi përplaset në shtyllën e portës durrsake dhe Shkalla e devijon në rrjetën e vet.

26’ Një tjetër mundësi e shkëlqyer e Tiranës për të shënuar pas një aksioni të Sentamu i cili i vodhi tipin mbrojtjes durrsakë në krahun e djathtë, Topi në qendër mbërrin pas një goditje të Dajës te Hasani por ky i fundit nuk arrin të devijojë sferën në rrjetë nga një pozicion i shkëlqyer.

22’ Imami provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, përgjigjet mirë Hidi i cili grushton dhe pastaj mbrojtja largon rrezikun.

18’ Rrezikon përsëri Teuta me një goditje dënimi, Avdyli harkon në zonë për Latif i cili devijon me kokë para Likës, por nuk gjen kuadratin me sferën që kalon mbi traversë.

16’ Greca shpërdoron mundësinë për të kaluar në avantazh skuadrën e tij. Pas një kundërsulmi nga e majta, ai kalon topin mbi portierin me një gjuajtje në hyrje të zonës, por nuk gjen kuadratin e portës.

13’ Goditje dënimi nga e majta ketë herë për Teutën. Topi harkohet në zonë ku Bicaj provon ta gjuajë me kokë, por bllokohet nga Hoxhallari i cili e largon jashtë.

8’ Progni ekzekuton një goditje dënimi nga thellësia e mesfushës në të djathtën, Sidibe mundohet të ulë topin për ndonjë nga shokët e skuadrës por mbrojtja bardheblu tregohet e vëmendshme dhe largon rrezikun.

5’ Sinjali i parë i ndeshjes vjen me një goditje të Sidibe, i cili nuk gjen dot kuadratin e portës së Likës.

1′ Fillon ndeshja pas 12 minutash vonesë.

Related posts

Fiorentina – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

FIFA: Ky është lojtari i ndeshjes Uruguai – Arabia Saudite

Isa.Autor

PËLQYEN FESTIMIN USHTARAK NDAJ SHQIPËRISË/ 2 futbollistët e Gjermanisë në hall. I quajnë ambasadorët të luftës…

Delo.autor

Leave a Comment