Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ FANGAJ: Me fanellën e LAÇIT ëndërroj kombëtaren kuqezi. Idhulli im është…

Java e 12 e Superligës u mbyll sot me disa takime interesante sa i takon mbijetesës dhe titullit kampion. Ajo që ra në sy ishte padyshim fitorja e pastër e Laçit kundër kampionëve në fuqi, Skënderbeut. Ekipi i drejtuar nga Migen Memelli tregoi edhe një herë tjetë se mund ti bëj keq kujdo dhe kudo.

Për të treguar më tepër sa i takon situatës tek kurbinasit ekskluzivisht për AlpeNews.al kemi intervistuar mbrojtësin e talentuar Abdurrahman Fangaj.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Fangaj, fitorja e sotme kundër Skëndërbeut vulosi përfundimisht faktin se Laçi është një ekip që mund të luftoi për titullin kampion këtë sezon? Cili është realisht objektivi i klubit?

Jemi një skuadër që kemi treguar se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshatari. Organika e skuadrës është e re por me futbollistë cilësorë që mundohen të marrin maksimumin nga vetja. Sa i takon titulliit kampion as që e mendojmë fare pasi objektivi ynë është ndeshja e radhës.

2- Largimi i trajnerit Mërgjyshi po jep frytet e vete pasi Memelli ka arritur të mari 2 fitore në po kaq ndeshje. Çfarë ka ndryshuar në skuadër?

Memelli nuk po bën as më pak as më shumë se Mërgjyshi. Ai po arrinë të bëj bashkë eksperincën e Mërgjyshit me aftësitë e tij si futbollistë. Po mundohet të marri maksimumin nga vetja dhe ekipi që disponon.

3- Cili është sekreti i Laçit që edhe pse largon çdo vit lojtarët më cilësor vijon të befasoj?

Sekreti i Laçit është disiplina dhe ambicja e të gjithë pjestarëve të klubit për të dhën maksimumin.

4- Prej disa sezonesh po tregon se jeni një futbollist me cilësi. Keni patur oferta nga jashtë Kampionatit Shqiptar?

Nuk mund të flas për ofertat pasi për këtë çështje merret presidenti i klubit.

5- Besoni se një ditë mund të vishni fanellën e ekipit kombëtar?

Është një ëndërr për çdo futbollist. Punoj çdo ditë dhe mundohem të bëj më të mirën për të veshur vanellën e ekipit kombëtar.

6- Në skuadër keni patur një lojtarë që po befason me paraqitjet e tij si Uzuni. Ku deri mund të shkoi beratasi pasi disponin aftësi të shkëlqyera?

Është një lojtar i zoti që punon fortë dhe realisht ka marr atë që i takon. Aftësitë e tij i tregoi me Laçin dhe po i demostron edhe në Kroaci. Ka një të ardhme të madhe.

7- Jeni produkt i një qyteti legjendar siç është Shkodra. A e mendoni një ditë veten tek klubi kuqeblu?
Do të ishte nder dhe kreanri që të luaj për ngjyrat e klubit ku jam rritur.

8- Në fund, cili është idhulli juaj nga ku jeni inspiruar të luani futboll?

Jam tifoz i Milanit dhe natyrisht jam rritur duke parë një legjendë si Paolo Maldini. Është model për mua.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

U PËRFOL SE LA AKTORIN TURK PËR ZV. PRESIDENTIN E ROMËS/ Diletta Leotta: Më nxirrini si ngrënëse burrash, por…

Delo.autor

ELIMINIMI I MAJLINDA KELMENDIT NË RAUNDIN E PARË/ Reagon trajneri Kuka: Je krenaria e veprimtarisë time

Delo.autor

“KAM BËRË 25 TRAJTIME POR…”/ Van Gaal thyen heshtjen pas tumorit

F.autor

Leave a Comment