Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Gilman LIKA: Vllazninë e dërgoj aty ku e meriton. Ja momenti më i bukur i karrierës

Në Shkodër e quajtën ditë zie momentin kur klubi ra zyrtarisht në Kategorinë e Parë.

Pas gremisjes së Tiranës 2 sezone më parë, Vllaznia ishte i vetmi klub i cili nga themelimi i saj më 1919 e deri një sezon më parë nuk e kishte shijuar ndonjeherë inferioritetin. Klubi legjendar dhe sigurisht më i vjetri në futbollin shqiptarë këtë sezon militon në Kategorine e Parë.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Hasn Lika aktualisht kryesojnë në Grupin A dhe sigurisht janë ekipi favorit për tu ngjitur në Superligë. Për të analizuar më gjersisht atmosferën tek skuadra veriore ekskluzivisht për AlpeNews.al kemi intervistuar kapitenin e Vllaznisë, Gilman Likën.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Gilman, ndoshta kurrë nuk mund ta kishe menduar që një Ditë një ekip si Vllaznia të militonte në Kategorinë e Parë. Si e përjetuatë këtë moment në cilësinë e kapitenit të skuadrës?

Ka qenë një moment që kurrsesi nuk e kasha menduar dhe që sigurisht mbetet një nga ato momente negative të karrierës. Ja lindur në shkodër ka jetuar këtu dhe e ndjej shumë këtë fanellë, aq më tepër në cilësinë e kapitenit. E patëm të vështirë ta përtypnim këtë verdikt të “errët”. Por futbolli ky është dhe të rezervon edhe surpriza të pakëndshme.

2- Sa e vështirë ishte që ti bindnit që të luanin sërish për ngjyrat e Vllaznisë?

Duke ditur që shumica e lojraëve janë nga qyteti i Shkodrës kjo e bëntë më të lehtë qëndrimin sërish në klub. Vendimi në fakt ishte i të gjithëve, ta risillnim Vllaznisë aty ku e meriton, në Superligë.

3- Jeni padyshim ekipi për të mundur në Grupin A, sa të vështirë e ka Vllaznia të rikthehet në Superligë, duke patur në dispozicion edhe një trajner si Hasan Lika?

Jemi një ekip i cili ka shumë lojtarë me ekspieriencë një factor ky i rëndësishëm sa i takon ecurisë së skuadrës drejt objektivit që është rikthimi në Superligë. Padyshim që edhe prania e një trajneri si Hasan Lika që dihen vlerat e tij e bën më të lehtë punën drejt objektivit të klubit.

4- Kë shikoni si rivalin direkt sa i takon luftës për në elitën e futbollit shqiptar?

Nisur nga ndeshjet që jemi përballur por edhe në saj të pikëve në rënditje, ekipet të cilët do të rivalizojmë deri në fund janë Erzeni dhe Dinamo.

5- Ku ndryshon Superliga me Kategorinë e Parë?

Ndryshimet janë të mëdha, kjo në infrastrukturën sportive por edhe tek cilësia.

6- Vllaznia ka qenë gjithmonë një “fidanishte” e prodhimit të lojtarëve, ka aktualisht lojtarë që kanë paramerta në skuadër?

Lojtarë me cilësi nuk i mungojnë Vllaznisë, për të qenë i sakt nuk I kanë munguar asnjëherë. Në ekip ka lojtarë punorë që për mendimin tim kanë të ardhme. I këshillojë të punojnë fortë dhe të marrinë na eksperincat e lojraëve më më eksperiencë.

7- A ka menduar Gilmani dorëheqjen nga futbolli?

Unë vijoj të kem ende kënaqësinë e një fëmijë sa herë prekë fushë e gjerbërt. Njihem mirë fizikisht dhe për sa kohë jam në kontigjent të mirë as që e mednoj farë largimin pasi nuk kam arsyeje për ta menduar një gjë të tillë.

8- Ke provuar të luanit për kombëtaren, keni veshur fanellën e Tiranës. Cili ka qenë momenti juaj më pozitiv në karrierë që ju është stampuar në memorie?

Ka fituar trofe me Tiranën, me Vlazninë por edhe me Flamurtarin ka qenë ekspirenca të këndshmë. Por atmosfera kur vesh fanellën ekombëtres me rr një tjetër konetacion. Është një ndjenjë fantastike.

9- Në fund, çfarë i premtoni tifozerisë shkodrane duke qenë se jeni edhe kapiteni i skuadrës?

Premtime nuk kam por detyra po. Ajo që mund të themë është që ta rikthej klubin ku bëj pjesë në Superligë, më pas të mendoj për objektiva të tjerë. Tifozeri që ne kemi është për tu lavdëruar pasi nuk na kanë tradhëtuar asnjëherë, janë sigurisht arma jonë e 12-të.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

FITOI BUNDESLIGAN ME BAYERN/ Mesfushori drejt rikthimit në Serinë A tek klubi i madh…

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Zenit barazon ndaj Interit, tjetër supergol (VIDEO)

Isa.Autor

Jose Mourinho: Kthimi me Sevilla është ndeshje për jetë a vdekje

Q.Autor

Leave a Comment