Futboll Sport

URGJENCË NË SULM/ Kukësi kërkon të huazojë ganezin e Kievos

Largimi i Sindrit Gurit ka krijuar një boshllëk të madh në fazën sulmuese te Kukësi. Asnjë prej sulmuesve të afruar nuk janë në nivelin e shkodranit dhe kjo ka vënë “alarmin” te verilindorët. Plaku nuk është një sulmues i mirëfilltë qendre, ndërsa Harba nuk është në formën më të mirë fizike. Duke parë sesi shkoi edhe ndeshja e parë me Valetën, afrimi i një “bomberi” shihet si emergjente.

Kupat e Europës janë mision i pamundur pa një sulmues kalibri, ndaj dhe klubi e ka kuptuar më mirë se kushdo mbas 90 minutave që zhvilluan kundër kampionëve të Maltës. Drejtuesit i janë kthyer pistës së lojtarit të Kievos, Bismark Ngisah (lajm, të cilin gazeta e ka pasqyruar që në fillim të qershorit). Bëhet fjalë për një qendërsulmues ganez, që mund të luajë edhe në krahë. Kukësi do të marrë në formë huazimi nga Kievo 20-vjeçarin, klub që ka kartonin e tij.

Ngisah ka shkëlqyer në sezonin 2017-2018 me Viterbesen në Serinë C italiane dhe tashmë veç verilidnorëve, kërkohet edhe prej Pro Verçelit, Peskarës dhe Livornos. Por nuk është e vetmja alternativë, pasi klubi po sheh si mundësi edhe Abou Diop. Senegalezi është në pronësi të Torinos dhe ka përvojë mjaft të gjatë në futbollin italian, ndërsa ka luajtur edhe për ekipe si: Juve Stabia, Krotone, Ternana, Leçe apo Modena. Sulmuesi i datëlindjes 6 tetor 1993 ka bërë një sezon shumë të mirë këtë vit me Basano Virtus, ku ka luajtur plot 35 takime, 28 prej të cilave nga minuta e parë.

Pra, është një titullar i padiskutueshëm në ekipin e tij, ku ka shënuar 8 gola. Pakulti, pasi ia kanë sugjeruar këtë emër, menjëherë ia ka komunikuar edhe klubit. E në kësi kushtesh, ata duhet që të bien dakord me klubin e Torinos për ta huazuar.

Related posts

“NA PREMTOVE SE NUK DO E VISHJE ATË FANELLË TË NDYRË”/ Tifozët e Parmës kundër Bufton: Ike si mercenar (FOTO)

Delo.autor

HUMBËN SUPERKUPËN/ RAMOS “masakron” RONALDON, pas deklaratës së këtij të fundit

Isa.Autor

FENOMENI ADSHEAD/ Refuzon Barçën dhe Man City për kategorinë e tretë

Isa.Autor

Leave a Comment