Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ SHPËRTHEN Zekaj: Mos krahasoni Panuccin me GANIUN. Të zhduken armiqtë brenda grupit. “Federbeti”…

Mbrëmja e 17 nëntorit 2018 është stampuar në memorien e futbolldashësve si një ditë e zezë pasi kemi arritur të koleksionojmë një nga rezultatet më negativ të historisë së futbollit shqiptar. Humbja turpëruese me Skocinë padyshim ka lënë një shije të hidhur në të gjithë opinionin sportiv por jo vetëm.

Për të diskutuar dhe analizuar rreth situatës në ekipin kombëtar kemi intervistuar ekskluzivisht për AlpeNews.al analistin e mirnjohur sportiv Xhevdet Zekaj.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Zekaj, humbja turpëruese me Skocinë ka lënë një shije të hidhur në ekipin kombëtar dhe duket se trajneri Kristian Panuçi i ka orët e numëruar në krye të skuadrës. Besoni se dorëheqja e italianit do i hapi rrugë rikonstruktimit të ekipit kombëtar?

Përsa i takon ndeshjes dje me të vërtetë ishte një humbje e trishtë, e papritur, e pa imagjinuar, me mjaft nota negative, por futbolli prandaj është i bukur. Por, përpara pak ditësh Spanja mundi Kroacinë 5-0, por Gjermania në këtë garë ka vetëm një pikë dhe humbi turpshëm në Hollandë, por Brazili u mund 7-1 nga Gjermania në zemër të tij dhe thjeshtë nuk është për të thënë se erdhi fundi i botës. Kjo kombëtare është në formim. Nuk ka filluar ende ciklin e saj ky grup. Trajneri është i ri dhe duhet kohë, Besoj se Kristian Panuçi nuk do jap dorëheqjen, dhe do vazhdoj punën, për të bërë një skuadër sulmuese dhe grupin. EKIPET KOMBËTARE NUK BËHEN PËR NJË VIT! ITALIA KA 6 VITE PA KOMBËTARE, HOLANDE KISHTE 7 VITE PA KOMBËTARE, AUSTRIA KA SHUMË MË TEPËR, POLONIA PO KËSHTU, DANIMARKA, PO KËSHTU, SERBIA PO KËSHTU DERI PARA NJË VITI, TURQIA, PO KËSHTU KA MBI PESË VITE, SUEDIA KISHTE 8 VITE, RUSIA, UKRAINA ETJ,ETJ. Flas për të arritur rezultate. Për nivele të larta, që duhet të arrijnë kombëtaret e këtyre vendeve dhe për kohën për të përgatitur ciklin..
Unë besoj tek Kristian Panuçi, dhe mendoj të vazhdoj, por të zhduken armiqtë brenda grupit, brenda vendit.

2. Rezultati zhgënjyes me një kundërshtar që kishte disa mungesa ishte si rezultat i vendosjes së gabuar të skuadrës në fushën e lojës apo futbollistët nuk u impenjuan maksimalisht?

E para Skocia ka mundësinë që dhe lojtarët zëvendësua janë futbollistë që luajnë në Angli, janë që luajnë rregullisht, janë profesionistë. Ta themi troç futbolli në Skoci dhe në Shqipëri janë vite drite larg në cilësi, infrastrukturë, profesionalizëm dhe kombëtaren e kanë FE, Liri, Nder! E dyta, ne jemi një skuadër që tashmë po kërkojmë grupin, ende nuk implementuar idetë e Kristian Panuçit, rrjedhimisht mungesat tek ne, me ato kualitete që kemi dhe me Mavrajn e mavrajt e stërlodhur nga stoli, pa skuadra dhe të padisiplinuar taktikisht si dhe shumë fajtorë të tjerë, mosha, psikologjia ndikuan në këtë takim. Nëse Uzuni do kishte shënuar golin, gjërat do shkonin krejt ndryshe, pra përveç të tjera edhe fati është kundër Kristian Panuçit, përtej medias dhe … Impenjimi maksimal nuk u merret dot lojtarëve të stolit. E patë besoj Grezdën, Uzunin, Xhakën, Ismajlin, Memushajn e ndonjë tjetër ishin të impenjuar 90 minuta dhe luanin normalisht.

3. Përtej rezultatit negativ ekipi ynë nga ndeshja në ndeshje po humb edhe lojtarin e 12, tifozët. Si mund të jetë zgjidhja në këto raste?

Tifozët kurrë nuk duhet ta lenë vetëm një kombëtaren, me ose pa Panuçin. Ekipi kombëtar është ambasadori i Shqipërisë në botë. Kristiani vet duhet të komunikoj dhe bisedoj me ta. Por mbi të gjitha duhet të ofroj rezultat. Me rezultate negative vështirë të kthesh fansat në stadium, dhe përse me kombëtaren duhet të jetë ndryshe. Shqiptarët duhet ta kuptojnë, këta jemi, kaq vlejnë, të harrojnë Evropianin me ndeshje të falura nga Armenia dhe Gjyqi, nuk shkon dot në Evropian me pesë apo tetë pikë. Sa ka Skocia fusha futbolli Shqipëria nuk ka pallate. Të mësohemi ti shtrimë këmbët sa kemi jorganin, por: Kush është trim nuk largohet, por vdes, por vdes si një dëshmor, pra kush është shqiptar nuk tradhton kombëtaren por duhet të jetë në llogoren-stadium me atë.

4- I vetmi faktor pozitv sa i takon mbrëmjes së djeshmë ishtë paraqitja e Uzunit dhe Ismajilit. Besoni se janë një garanci për të ardhmen?

4. Personalisht besoj tek Strakosha, Hysaj,Uzuni,Grezda, Ismailaj, Ylber Ramadani, Balaj, Sadiku, Kaçe, Binaku, Memushaj, Xhaka, Cikalleshi, Selmani, Lorent Sadiku, e shumë të tjerë por ky cikël do kohë të japë rezultate. Sinqerisht besoj! Por tani kanë filluar ciklin, mos harroni niveline Superiores por dhe faktin që tek ne vinë ata kosovarë që nuk gjejnë vend apo i skarcon konkurenca në Kosovë. Më të mirët do veni tek vatani i tyre, tek shteti i tyre, dhe me këtë infrastrukturë që ka Shqipëria vajmedet o De Bias e kushdo guardiaole të jetë.

5- Në rast se do të këmi një largim të mundshëm të Kristian Panuçit, do ishte mirë nëse rikthenim sërisht De Biazin?

5. De Biazi! Kurrrë! Kurrë! Është një trajner mediokor, arrogant, dinak, interesaxhi! Në Francë na çoi ai brez i talentuar, por pa Dukën, Ramën, dhe Pacollin nuk shkonim dot. De Biasi mori vetëm pesë pikë: Fitoren në Portugali(????), dy barazimet me Danimarkën. tre pikët e Serbisë në gjyq i mori Duka, Armeninë e mundi Duka, Rama, Pacolli etj. Kujdes: Thonë se janë paguar shumë lekë për të stimuluar Armeninë të barazonte me Danimarkën në Armeni, sepse nëse Danimarka fitonte me armenët ne ishim të eliminuar? Mos na mbushni mendjen që fitoi Ganiu! Ganiu u mund në Tiranë nga Portugalia e Serbia, ndeshje maskaradë me Spanjën e Izraelin në Shkodër. Mos na bëni budallenj në Francë shkuam nga Duka! De Biasi nëse do të ishte trajner i zoti do gjente një skuadër, kurse Tramezani ka ndërruar tre ekipe shumë të mira deri tani! Rastësi apo bota vlerëson profesionistët. Personalisht gjykoj që De Biasi është trajner i serisë B, pra na dha pak profesionalizëm, Shqipëria i dha lavdinë dhe famën!

6- Sipas jush duhet ti besojmë një trajneri me eksperiencë, të huaj apo të hedhim sytë nga tregu shqiptar?

Thjeshtë dua një trajner shqiptar por me personalitet të Skënder Gegës, që nuk dorëzohet përpara askujt. Që media nuk e mposht për interesa të saj, apo menaxhim futbollistësh. Kjo është e vështirë dhe përse Daja, Josa e ndonjë tjetër mundet por e vështirë. Pra, duhet ende një trajner i huaj. Mendoj ti besojmë dhe pak kohë Mister Panuçit.

7- Në fund, pas gjithë kësaj situate agonie të ekipit tonë kombëtar, a e kanë forcën këta futbollistë të rikthejnë identitetin Shqipërisë?

Për çfarë identiteti? Kush jemi? Çfarë futbolli kemi? Kategoria superiore çfarë niveli ka? Çfarë shteti kemi? Çfarë politike kemi? I ke parë “lojtarët” (deputetët)në parlament? Sa e kemi minimumin jetik? Sa e kemi rrogën minimale? Edhe fushën e futbollit mbas ish Hotel Dajtit e bënë pallat? Si e kemi arsimin? Jemi çliruar në 28 apo 29 nëntor? Ju lutem uluni me këmbë në tokë dhe mos flisni për identitet! Futbolli është vite përpara identitetit shqiptar, por aq e ka takatin. Çfarë identiteti atë të arbitrave Hamiti, Meta, Xhaja, atij paço palaço që e bëjnë futbollin baltë. Çfarë identiteti atë të Federbetit? Çfarë identiteti atë të humbjes së Luftëtarit 7-1? etj,etj. Duhet të kontribuojmë të gjithë për identitetin e Shqipërisë, në radhë të parë të futbollit të Superiores, por jo tifozë që hanë fara lule dielli dhe shajnë kor 90minuta apo fansa që futen në fushë e rrahin futbollistët??? Të lutem mos na folim për identitet se duhet kohë!

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Dita e parë e stërvitjes, Aubamejang e fillon me një REKORD

Isa.Autor

TIFOZËT ITALIANË NË STADIUME/ Ministri i Sportit Spadafora: Duhet të presim deri në…

Delo.autor

“JURGEN, ËSHTË PEP”/ Klopp zbulon detaje nga telefonata e Pep Guardiolës

Delo.autor

Leave a Comment