Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ YMERI: Ju tregoj si mbijeton Kastrioti. Nuk e dua golin pa pikë (VIDEO+FOTO)

Në vitet e fundit është reflektuar një “trend” që ekipet që vijnë nga Kategoria e Parë e kanë të vështirë të mbijetojnë në Superligë. E vështirë po duket edhe për Tiranën e cila është edhe klubi më i titulluar në shqipëri.

Në kushte të vështira duket klubi i Kastriotit. Krutanët mbajnë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 2 fitore të arritura në 14 javë kampionat. Për të folur më gjersisht për situatën tek ekipoi krutan ekskluzivisht për AlpeNews.al kemi intervistuar mesfushorin Ersil Ymerin.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Ymeri, shënuat një gol fantastik kundër Laçit por në fund nuk vlejti pasi u mundët nga Kurbinasit. Çfarë nuk shkoi?

Shënova një gol të bukur këtë e pashë në sytë e tifozëve që më duartrokitën. Për mua nuk ka rëndësi ana sesi realizova madje nuk dohja të shënoja vetëm që ekipi të merrte pikë ndaj Laçit. Futbolli kështu është dhe duhet të pranojmë verdiktin final. Më vjen realisht keq për ekipin e Kastriotit, realizon ndeshje të mira dhe në fund nuk merr atë që të paktën meriton. Me Laçin nuk pati ndonjë gjë që nuk shkoi por thjeshtqë ishim të pafat.

Gepostet von Ersil Seit Ymeri am Sonntag, 25. November 2018

2- Fitorja me Kamzën dhe ndërrimi i trajnerit për ekipin e Kastriotit u duk se riktheu optimizmin në grup por sot humbja me Laçin në frymën e fundit ju rikthehu me këmbë në tokë. Sa shanse ka realisht Kastrioti që të mbijetoi në Superligë?

Shanset luhen në fushë. Ne kemi një skuadër e cila nuk dorëzohet deri në fund. Ne do arrijmë të marrim maksimumin nga vetja dhe të shpresojmë që ekipi të bej një mërkato cilësore.

3- Çfarë ka ndryshuar në ekip më ardhjen e trajnerit Strave Nica?

Sa për Nicën nuk ka nevojë të flas unë pasi dihen realisht vlerta e tij. Një tjetër armë e forte e tij është që e njeh mirë ambjetin dhe sigurisht ka eksperiencën e duhur. Ajo që më përlqen në karakterin e tij është fakti se pëpiqet ti marri maksimumin veëtes dhe skuadrës.

4- Kë shikoni si rivalët direkt sa i takon mbijetesës këtë sezon?

Rivalë kemi këdo kundërshtar që uajmë. Ky sezon po rezulton të jetë spektakolar pasi ka shumë rivalitet. Nëse i shikojmë rivalët nga tabelae klasifikimit mund të themë që do luajmë shanset tona në raport me ekipiet si Luftëtari dhe Kamza.

5- Në gjykimin tuaj kush është ekipi më në formë i Superligës aktualisht?

E citova edhe më lart ekipe të forta ka disa. Partizani duket më i disiplinuar. Skëndërbeu është i frikshëm pasi ka lojtarë të shpejt, po ashtu futbollistë më kualitet ka edhe Kukësi dhe Flamurtari.

6- Cili është idhulli juaj në futboll që ju ka inspiruar për të luajtur?

Jam rritur duke parë legjenda të futbollit botëror si Zidane, Pirlo, Ronaldinjo. Lojtarë të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushe.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

FËMIJËRIA TRONDITËSE E “BANDITIT” TË PREMIER/ Richarlison: Më drejtuan pistoletën në kokë, një person mendonte se…

Delo.autor

BARCELONA-SOCIEDAD/ Messi titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TËRMET TEK MILANI/ “DJALLI” merr lajmin e ZI për yllin e skuadrës, Roma po e transferon

Isa.Autor

Leave a Comment