Futboll Sport

EROS GREZDA ZHGËNJEN SI TITULLAR/ Zëvendësuesi e “zhyt” dhe më shumë

Eros Grezda ka qenë titullar ditën e sotme në ndeshjen që Rangers luajti në transfertë ndaj skuadrës së Mirren.  Por përtej rezultatit të skuadrës së drejtuar nga Steven Gerrard, ka rënë në sy paraqitja e futbollistit shqiptar. I ndodhur nën presion, pasi të gjithë presin shumë nga ai, Eros Grezda, ka bërë një ndeshje për t`u harruar në Skoci.

Tifozët e Rangers i janë vërsulur futbollistit shqiptar, ku me komentet e tyre në rrjetet sociale, kanë kritikuar lojën e Grezdës, por dhe të skuadrës së Rangers.

Futbollisti shqiptar nuk la asnjë gjurmë në këtë takim, pasi luajti 56-të minuta të cilat nuk mjaftuan për sulmuesin. Loja e dobët e tij e detyroi trajnerin Gerrard t`a zëvendësoj pak pas fillimit të pjesës së dytë të lojës.

Ndërkohë tifozët e Rangers nuk kanë kursyer komentet negative për Grezdën, duke shprehur zhgënjimin ndaj tij por dhe trajnerit. Sakaq kjo ishte ndeshja e parë e Grezdës si titullar me Rangers, në të cilën bëri vetëm një gjuajtje drejt portës.

Related posts

Barcelona vuan, por Dembele i jep fitoren ndaj Valladoilid

Isa.Autor

ANTONIO CONTE KËRKON PËRFORCIME/ Marotta “mesazh” trajnerit: Në janar…

Delo.autor

JO VETËM ALBAN HOXHA/ Skuadra e Tramexanit i bën ofertë tunduese ish-sulmuesit të Milanit

Delo.autor

Leave a Comment