Futboll Shqipëri Sport

FESTË NË TOKËN DARDANE/ KOSOVA shkruan historinë me goleadë kundër Azerbajxhanit

Ka përfunduar me një fitore historike ndeshja midis Kosovës dhe Azerbajxhanit. Djemtë e drejtuar nga trajneri Shaland arriti të shkatërronin miqtë e Azerbajxhanit me rezultatin 4 me 0. Ishte Arbër Zeneli ai që hapi serinë e golave me një realizim perfekt nga distanca.

bandicam 2018-11-20 22-20-57-673

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa në të dytën “dardanët” shënuan edhe tre herë të tjera. Dy herë ishte përsëri Zeneli ndërsa një herë ish-lojtari i Partizani, Amri Rrahmani. Me këtë fitore Kosova kualifikohet për në fazën me eliminim në Ligën e Kombeve duke e kaluar e para grupin.

kosova_1536611850-2653519

 

 Kosovë – Azerbajxhan 4-0

Zeneli 2′, 50′, 76′, Rrahmani 60′, 

76′ GOOOOOOOL 4-0 Kosova. I papërmabjtshëm Zeneli i cili shënon dhe goli e tretë personal në këtë ndeshje.

60′ GOOOOOOOL, 3-0 Kosova. Amir Rrahmani shënon me kokë pas një harkimi nga goditja e dënimit.

50′ GOOOOOOL. Përsëri Arbër Zeneli. Kosova kryeson në avantazh të dy golave.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë. Kryesojnë “dardanët”.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë

42′ Aksion i bukur nga lojtarët e Kosovës, Berisha jep një top të bukur për Kolollin. Ky i fundit goedet portën, por topi devijohet në goditje këndi.

40′ Rrezikojnë azerët me një goditje nga jashtë zone, Muriq tregon klasin e tij.

39′ Tentojnë azerët me një goditje këndi, por largon Aliti.

29′ Niset Berisha , me atë goditje nga faulli, krijon iluzionin e golit.

25′ Përsëri Vojvoda kërkon Rashicën në zonë, por përsëri e vëmendshme mbrojtja e Azerbajxhanit.

24′ Bukur Vojvoda, kërkon Muriqin në zonë, largohet topi nga mbrojtja e azerëve.

14′ Nisen në kundërsulm të shpejtë azerët, por thyeht bukur ai aksion nga Rrahmani.

13′ Tenton përsëri Kosova me Arbër Zenelin, por topi i hedhur në zonë shëtit gjithë panoramën e portës. Asnjë lojtar i Kosovës nuk u gjend në pozicion.

10′ Duartrokitje për legjendën Fadil Vokrri. Duartrokitje këto që po kthehen në traditë te dardanët.

8′ Ndizet sfida. Lojë e fortë në mesin e fushës. Ndërhyrje të rrezikshme nga lojtarët e Azerbajxhanit.

2′ GOOOOOL Kosova 1-0. Një super goditje nga jashtë zonës nga Arbër Zeneli i cili përfundon në cepin e djathtë të portës së mbrotjur nga portieri i Azerbajxhanit

1′ Ka staruar ndeshja.

Related posts

Ndizet derbi ROMAK/ Gardiani kuqezi gati të “lëndojë” rivalët e urryer

Isa.Autor

Bayern, Barcelona dhe Borusia Dortmund futen në “sherr” për një talent holandez

Sadik.Autor

LËSHON NJË DEKLARATË “BOMBË”/ Ish-portieri i Juventus: Del Piero nuk ishte një lider

Delo.autor

Leave a Comment