Futboll Seria A Sport

FITORE PËR INFARKT/ Gatuzo: Nuk isha skarco dje, por mos më bëni gjeni tani…

Dy gola në frymën e fundit, gjashtë pikë në pak ditë dhe një renditje që tashmë qetëson shumë ujërat, madje edhe një “bishë” si Xhenaro Gatuzo. Trajneri i Milanit del nga transferta e Udines me shumë adrenalinë në trup, por mbi të gjitha, me ndjesinë se Milani i tij tashmë është më skuadër se kurrë.

“Minutat shtesë mund t’i quajmë ‘zona Romanjoli’? Më pëlqen kjo frazë, por unë nuk e harroj golin e Ikardit në derbi… Sot (dje) meritonim të fitonim, nuk ishte e lehtë. Udinezja, pas Interit dhe Romës është skuadra më fizike e kampionatit dhe duheshin këllqe për të fituar këtu”.

BETIS DHE JUVE – Përsa u përket dy takimeve të radhës, ai lutet që infermieria të zbrazet: “Shpresoj të rikuperoj disa lojtarë, nga Çalhanoglu te Higuain… ‘Pipita’?

gonzalo-higuain

Ndjeu një therje në shpinë, ku ka pasur probleme serioze që në moshë të re. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze, sepse e vërteta është që mungesat peshojnë, por ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Me Betisin në Ligën e Europës është decizive, pastaj presim Juven në ‘San Siro’. Kam nevojë për të gjithë”.

INDIVIDËT – Në fund, trajneri Gatuzo shpërndan komplimente: “Kastijeho dhe Borini thyen ndeshjen në dysh. Spanjollit i mungon vetëm helmi në zonën e golit, por dua ta shoh të luftojë gjithmonë kështu. Pastaj dua të përgëzoj në veçanti Bakajokon dhe Kesin për punën e bërë në mesfushë. Ishin fenomenalë, ashtu sikurse Suso, të cilin kur e njoha vjet e donte gjithmonë topin vetëm në korsinë anësore, ndërsa tani zbret në qendër dhe përhap panik.

Gatuzo

Ky është Milani që dua. 9 pikë radhazi? Nuk isha një trajner skarco më parë, por nuk jam gjeni tani. Unë di të them se kur rezultatet vijnë, topi në këmbë nis të peshojë më pak”.

Related posts

DEKLARON ISH-YLLI I INTERIT/ Klinsmann nuk ka dyshime: Më vjen keq për “San Siron”, duhet të merren…

Delo.autor

PO SHËLQEN KËTË SEZON NË PREMIER/ Buzëqesh Salah, vjen çmimi pas 5 golave dhe 4 asisteve

Delo.autor

Katër supersfida në Serie A/ Ja skuadrat që zbresin në fushën e blertë mbrëmjen e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment