Futboll La Liga Sport

GRIEZMANN MAHNITET NGA BUNDESLIGA /Parashikon fituesin në Champions

Antoine Griezmann ka mbetur i mahnitur nga futbolli gjerman dhe i ka bërë përshtypje të veçantë Borussia e Dortmundit, të cilën e pati përballë në Champions League pak kohë më parë.

Sulmuesi i Atletico Madrid ka dhënë një intervistë për gjermanen Kicker dhe ndër të tjera ka lavdëruar futbollin e Bundesligës: “Bundesliga është shumë tërheqëse, ka shumë gola, siç e pamë në Dortmund pak ditë më parë.

Për Griezmann, pikërisht Dortmundi është ekipi për t’u ndjekur: “Sulm pa fund, ky është futbolli i vërtetë. Mendoj se Dortmundi pasqyron më së miri Bundesligën”.

Të martën Atletico do të mundohet të marrë hak ndaj Dortmundit, që e shpartalloi në Gjermani, ndërsa Griezmann tregon rrugën e fitores: “Do të mundohemi të shfrytëzojmë defektet e vogla në mbrojtjen e Dortmundit, por do të mbrohemi me shumë kujdes, para se të sulmojmë”.

Një transferim në Bundesligë duket ende i pamundur për kampionin e botës, edhe pse është folur shpesh për interesim nga Bayern: “Kam kontratë me Atletico-n deri në 2023, por asnjëherë nuk i dihet”.

Griezmann komenton krizën e Bayern-it: “Nuk e ka nisur mirë, ka shumë dëmtime dhe kjo ia ndërlikon punën. Megjithatë, gjermanët e kapin gjithnjë çerekfinalen, më pas shihet nëse kanë forcë për më tej”.

Po në Champions? “Për mua, Manchester City është favoriti i madh, sepse ka Pep Guardiolën si trajner. Më pas, Juventus e Barcelona, sepse kanë Ronaldon dhe Mesin. Diku më pas jemi edhe ne”.

Related posts

PAS LAMTUMIRËS SË DETYRUAR/ Zëvendësuesi i Casillas vjen sërish nga Reali i Madrid, ja emri i bujshëm

Delo.autor

RRËFIMI i Gundogan: Barcelona një ëndërr, këtu prej Xavit

F.autor

ZYRTARIMI I “DIVORCIT” INTER-CONTE/ Reagon klubi “Zikaltër”: Njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje për…

Delo.autor

Leave a Comment