Futboll Sport

FITORJA E ITALISË/ Verratti: Meritë të madhe për trajnerin Mancini, kurrë s’kam qenë kaq i mirë në kombëtare

Fitorja në minutën e fundit e Italisë ndaj SHBA (1-0) i ka lënë të kënaqur axurrët. Ndër më të mirët në fushë, së bashku me debutuesin Sensi, ishte mesfushori i PSG-së, Marco Verratti. Ky ishte komenti i tij për mikrofonat e “Rai Sport”, pas ndeshjes: “Ne vuajmë shumë para zhbllokimit të rezultatit, por luajmë futboll të mirë. Unë jam i sigurtë: duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, sepse golat do të vijnë”.

Një meritë të madhe për ringjalljen e kësaj Italie ka trajneri Roberto Mancini, sipas mesfushorit të skuadrës pariziene: “Ne duhet t’ia njohim meritën e madhe Mancinit, i cili na ka bërë ta shprehim veten plotësisht. Sinqerisht, kurrë nuk kam qenë aq i mirë në ekipin kombëtar. Ne po luajmë mirë dhe duhet të argëtohemi me atë që bëjmë”.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT/ Rrëfimi shokues i Michael Jordan: Te Chicago Bulls, një xhiro droge, alkooli dhe…

Delo.autor

KLUBI I SERIE A NË TELASHE/ Rrezikon të braktisë stadiumin pas mosmarrëveshjeve me…

Delo.autor

KOLUMBIANI NUK ËSHTË I KËNAQUR NË PREMIER/ Ancelotti s’mjafton, James Rodriguez përgatit lëvizjen e bujshme

Delo.autor

Leave a Comment