Futboll Premier League Sport

KOLUMBIANI NUK ËSHTË I KËNAQUR NË PREMIER/ Ancelotti s’mjafton, James Rodriguez përgatit lëvizjen e bujshme

Everton ka arritur ta sigurojë James Rodriguez pasi e ka kërkuar për një kohë të gjatë. Pavarësisht paraqitjeve të mira të kolumbianit në kampionatin anglez, duke se lojtari nuk është aspak i kënaqur.

Marrëdhënia e mirë me trajnerin Carlo Ancelotti dhe shokët e skuadrës duket se nuk mjafton që James ta imagjinojë veten për një kohë të gjatë në Angli.

Kolumbiani, në fakt, po mendon të largohet në fundin e sezonit. Sipas Defensa Central, James Rodriguez nuk është i kënaqur me eksperiencën e tij në kampionatin anglez.

Dëmtimet e shumta për shkak të lojës fizike të Premier League dhe klima e ashpër po e shtyjnë t’i thotë lamtumirë Anglisë.

Kolumbiani duket se ka dëshirë të kthehet në Madrid, këtë herë tek Atletico, klub që e ka kërkuar para se të transferohej në Angli.

Related posts

PANUCCI i “ul kokën” MANAJT/ Sulmuesi kuqezi bën menjëherë kthesën

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Superkompjuteri bën parashikimin dhe zbulon ekipin favorit, PSG me shanse minimale

Delo.autor

“TË TË VIJË TURP”/ Vëllai i Strakoshës reagon për deklaratën e ish-futbollisit: Po të mos ishte për moshën tënde do shieshim në sallën e gjyqit

Delo.autor

Leave a Comment