Futboll Seria A Sport

NUK NDALEN “ZIKALËRIT” NË MERKATO/ Interi ofron Candrevan në shkëmbim të mesfushorit belg

Interi nuk po ndalet në merkaton e janarit dhe orët e fundit ka marrë hov një tjetër transferim që mund të përfshijë skuadrën zikaltër. Pas propozimit për një shkëmbim “kokë më kokë” mes Ivan Perisic dhe Mesut Ozil, mes Interit dhe Arsenalit, tashmë edhe mesfushori i kombëtares italiane Antonio Candreva sheh se mund të largohet nga Milano.

Sipas medias italiane, lojtari mund të transferohet në Kinë, tek skuadra e Dalian Yifang në këmbim të mesfushorit anësor belg Yannick Ferreira Carrasco. Ky i fundit u transferua vitin e kaluar në Kinë nga Atletico Madrid, ku në 25 ndeshje ka realizuar 7 gola, duke tërhequr sërish vëmendjen e skuadrave europiane. Ky shkëmbim mund të realizohet pavarësisht moshës së dy lojtarëve, pasi Candreva është 31 vjeç, ndërsa Carrasco 25.

Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca di Marzio, problemi i vetëm në këtë shkëmbim është paga e lartë belgut, që luan edhe me ekipin kombëtar. Por Beppe Marotta është duke punuar në këtë drejtim, për të gjetur një zgjidhje, pasi synon t’i sjellë trajnerit Luciano Spalletti një lojtar që kroson më mirë se Candreva.

Related posts

FUNDI I NJË EPOKE/ Low largohet nga Gjermania, edhe Lineker “varros” shprehjen epike

Delo.autor

Neymar ka vendosur të qëndrojë te PSG falë trajnerit Tuchel

Sadik.Autor

Në Itali e bëjnë fakt të kryer: Mesfushori shqiptar transferohet në Serinë A

Sadik.Autor

Leave a Comment