Futboll Sport

MBI ÇËSHTJEN E EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Lucescu: Historia më e keqe që kam jetuar në botën e futbollit

Nuk kanë fund komentet në lidhje me Superligën.

Mes reagimeve të shumta, ka ardhur edhe ajo e Mircea Lucescu-t, trajneri i Dinamos së Kievit.

“E konsideroj një histori të shëmtuar, më e keqja që kam jetuar në futboll”, ka thënë trajneri rumun për Tuttosport.

“Dhe unë, pavarësisht se ndihem shumë i ri, jam 75 vjeç dhe i kam parë të gjitha. Superliga është një e keqe sepse futbolli ka lindur si sporti i të gjithëve, veçanërisht i të varfërve”.

“Dëshira për ta transformuar në diçka elitare është e gabuar dhe e rrezikshme. E dini pse? Do të bëhej një kampionat për të pasur në fushë dhe në shkallët e stadiumeve: njerëzit normalë nuk do të mund t’i blinin biletat për të parë spektaklin që kanë në mendje këto klube”, ka shtuar Lucescu.

Related posts

“NGACMON” KLOPP PAS HUMBJES NË “CAMP NOU”/ Mourinho sulmon: S’ka fituar asgjë, ka ende…

Delo.autor

Rashica: Stërvitjet në Bundesligë, si ndeshjet në Holandë

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NË ARGJENTINË/ Një kartëmonedhë do të ketë figurën e Diego Maradonës

Delo.autor

Leave a Comment