Futboll La Liga Sport

GJEN HAPSIRË NË EKIPIN KRYESOR TË REAL/ Talenti Vinisius JR i preferuari i Solarit

Lopetegui i përshëndetur pa shumë pendesa, duke konsideruar vetëm 12 minuta lojë me fanellën e bardhë të të mëdhenjve, Vinicius Junior shijon të paktën për momentin Santiago Solarin në pankinën e Real Madrid. Trajneri e njeh shumë mirë brazilianin, për shkak se e ka udhëhequr me Castilla, dhe në ndeshjen e Copa del Rey kundër Melilla e ka aktivizuar menjëherë si titular, duke marrë një përgjigje bindëse. 18-vjeçari Brazilian ishte një prej më të mirëve në fushë, duke i munguar vetëm goli. Por me lëvizjet dhe lojën e zhvilluar, Vinicius nën drejtimin e trajnerit të ri, Solari japin një frymëmarrje lehtësimi. 61 milionët e shpenzuara për atë nga ana e Real Madrid, mbase nuk do të jenë shpërdorim në një investim të keq.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Po si 61 milionë euro? A nuk ishin 45 milionë, në totalin e klauzolës së transferimit të kontratës me Flamengo? Po… edhe jo. Sikurse raportojnë nga “El Partidazo de COPE”, klubi Brazilian ka përfituar efektivisht atë shifër, por Shtëpia e Bardhë ka shpenzuar shumë miliona më shumë. Më saktësisht, plot 16 milionë ekstra, 8 që do tu lëvrohen ndërmjetësve dhe 8 milionë të tjera familjes së futbollistit. Asgjë veçanërisht e re apo skandaloze, sikurse dëshmojnë thuajse të gjitha tratativat që përfshijnë futbollistë të një niveli të caktuar, për të cilët, ndonjëherë kostot dytësore, me dëshirë rrezikojnë madje të kapërcejnë edhe vetë koston e kartonit të lojtarit. Mjafton të mendosh për çështjen “Neymar”. Me të cilën edhe historia e Vinicius ka ndonjë ngjashmëri.

Pikërisht, sepse zbulimi i vërtetë nga brenda Partidazo, vjen në lidhje me shanset që Vinicius të përfundonte te… Barça. Blaugranat në fakt kishin rrëmbyer një opsion nga Flamengo, si pasojë e performancës shumë të mirë të realizuar nga braziliani në Amerikano-Jugorin U-17, i vlerësuar edhe si futbollisti më i mirë i turnout. Por, në atë pikë, Real ka aplikuar një përshpejtim të ndjeshëm ndaj tratativës, por prezenca e papërshtatshme e skuadrës katalanase normalisht që bëri të domosdoshëm aplikimin e disa masave parandaluese. Ndërkohë, pagimi i plotë i klauzolës, duke anulluar kështu opsionin e aplikuar nga rivalët historikë. Më pas, bërja e ofertave të konsiderueshme në adresë të alëve të tjera të përfshira, pra futbollistit e familjes së tij dhe ndërmjetësuesve, për të patur sigurinë e vullnetit të plotë të djaloshit, për tu transferuar në Spanjë, por në Bernabeu. Kështu, 45 milionët u trasformuan në mënyrë magjike në 61 milionë. Me një presion më të madh mbi numerin 28. Por nëse mëngjesi i bukur duket që kur del dielli… në shtëpinë e Real Madrid ekzistojnë shanset me Solarin, që të mos pendohen për blerjen e brazilianit.

Related posts

Gomez ‘ultimatum’ Milanit, dëshiron transferimin vetëm tek kjo skuadër

Q.Autor

ESTONI-GJERMANI/ Karton i kuq befasues. Largohet nga fusha…

F.autor

E BUJSHME/ Bayern Munich përgatit ofertën për talentin. Paratë vijnë nga shitja e Thiago Alcantara

Delo.autor

Leave a Comment