Bundesliga Futboll Sport

BEFASON KAPITENI I NUREMBERG/ U ndalon seksin shokëve të skuadrës në Bundesligë

Nurembergu përballet me një kalendar shumë të ngjeshur ndeshjesh këtë javë me 3 ndeshje në 6 ditë. Dy prej tyre i ka luajtur, njërën edhe me penallti pas 120 minutash të lodhshme në Kupë. Këtë fundjavë e pret ndeshja e tretë në pak ditë dhe në një situatë ku duhen sa më shumë energji, kapiteni i skuadrës, Hano Behrens, ka vendosur t’i ndalojë bashkëlojtarët e tij të bëjnë seks derisa të mbarojë ndeshja me Augsburgun.

“Të gjithëve u duhet të flenë shumë, të ushqehen mirë dhe të lënë gratë rehat për disa ditë”, ishte deklarata e tij para medieve gjermanë, i pyetur se si po e përballonte skuadra situatën në një periudhë kaq të ngarkuar.

“Kjo është e vetmja mënyrë që ne të kemi fuqi që të tentojmë një rezultat pozitiv të shtunën pasdite”, theksoi ai. Sigurisht, kapiteni nuk shpjegoi se si do të monitoronte nëse shokët e tij të skuadrës do të zbatonin apo jo udhëzimet e tij.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Barça pret Huescan në La Liga për herë të parë në histori

Isa.Autor

Ibrahimovic do të largohet zyrtarisht këtë javë nga “Djajtë e Kuq”.

Sadik.Autor

VIDEO/ Shokohet PSG. Strasbourg gol në ” Parc de Princes”

Q.Autor

Leave a Comment