Futboll Shqipëri Sport

GJITHMONË PROBLEMATIK/ Alban Hoxha e ka”bërë rrugë” shoqërimin për në komisariat (RASTET)

Alban Hoxha alarmon ekipin e Partizainit. Ky është lajmi i fundit që qarkollon në lidhje me kapitenin e të kuqve. Mësohet se futbollisti që luaj me 15 herë kampionët e shqipërisë është ndakuar nga “blut” e policisë së kryeqytetit dhe më pas është shoqëruar në komisariat pasi dyshohet të jetë kapur në gjendje të dehur.

Në një komunikatë të fundit të Policisë së Shtetit, Hoxha u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. Futbollisti i njohur rrezikon t’i hiqet patenta e drejtimit të automjetit.

“Policia Rrugore arreston në flagrancë tre shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë shtetasit: – D. A., 25, vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin. – L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin. – A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “George Ë Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.”

Lojtari i përfaqësuese së shqipërisë aktualisht ndodhet në komisariat dhe rrezikon të mos jetë pranë ekipit në derbin që do të luajnë këtë javë me Tiranën. E megjithatë kjo nuk është hera e parë që portieri i Partizanit është ndaluar nga policia, pasi pak muaj më parë pikwrisht me datw 21 korrik 2018 Alban Hoxha u përfshi në një aksident ku ishte ai ne timon me nje makine tip “BMW X5”.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

BROJA ËSHTË NJË “BISHË”/ Vetëm heroizimi i Sanchez i mohoi historinë sulmuesit shqiptar në shtesë

Delo.autor

Teuta-Kamza/ Zhbllokohet rezultati, durrsakët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Sadio Mane shënon gol ndaj Bournemouthit

Sadik.Autor

Leave a Comment