Futboll Seria A Sport

I KA MALLKUAR/ Tradita “Ronaldo”: REALI humbet kur ai shënon! Ja 4 rastet

Ronaldo shënoi golin e tij të nëntë në Seria A duke u bërë golashënuesi më i mirë në Kampionat së bashku me Piatek. Portugezi e nisi me ngadalë aventurën e tij në Itali, duke mos shënuar në tre ndeshjet e para me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, por më pas, nuk kanë munguar golat. Përtej të gjithave, është interesante fakti që CR7 shënon kur Real Madrid-i i “tij” humbet. Tashmë, pas golit të shënuar ndaj SPAL, mund të themi që është shndërruar në “traditë”.

1.Udhëtimi filloni më 6 tetor, kur Juventusi ishte udhëtues në Udine ndërsa Real Madrid i Lopetegui, vizitoi Alaves. Ndeshja u luajt pothuajse në të njëjtën kohë, me ndeshjen spanjolle që filloi fiks në kohë për të parë dy golat e portugezit në “Dacia Arena” të Udines. Agonia e “Los Blancos” zgjati nëntëdhjetë minuta. Aq mjaftuan për Manu Garcian për t’i dhënë tri pikë Alaves dhe te konfirmonte momentin e keq për të gjithë në shtëpinë e klubit “galaktik”.

2.Vazhdon më 20 tetor, kur në mesditë, Real Madrid pret në “Santiago Bernabeun” Levanten. Ekipi i Lopetegui ka bërë performancën më të keqe, ku në minutën e trembëshjetë kishin pësuar dy gola. Marcelo shkurton diferencën, por Real ngriti flamurin e bardhë. Disa orë më vonë, Juventus nuk arriti të marrë tre pikë ndaj Genoas, por Cristiano Ronaldo shënoi, si për t’ia bërë më të hidhur humbjen ish- skuadrës së tij.

3.Një javë më vonë, Juventus luftoi shumë për të marrë tre pikë nga takimi me Empolin. Ndeshja u mbyll 1-2 në favor të “Zonjës së Vjetër” dhe dy golat u shënuan nga ylli portugez. Nga ana tjetër, lojtarët e Real Madrid zbresin në “Camp Nou” për “El Clasico” për të treguar se mungesa e Ronaldos nuk ndihej në skuadrën e tyre. Rezultati? 5 gola të pësuar, që i kushtuan edhe stolin Julen Lopeteguit.

Katër humbje nga Real, katër herë nga Ronaldo. Tashmë është një traditë, por për të qenë të saktë, Real Madrid ka humbur 6 ndeshje. Ku ishte Ronaldo? Më 26 shtator, kur “Los Blancos” humbën ndeshjen e parë të sezonit me Sevilla, CR7 dha asisit për Matuidi duke ndihmuar në fitoren 2-0 Bologna-s. Dhe në mbrëmjen e 2 tetorit, kur “galaktikët” u mposhtën e Ligën e Kampionëve nga CSKA Moska, portugezi doli me karton të kuq kundër Young Boys, por mund të thuhet me siguri se ai do të kishte shënuar gol në atë ndeshje.

Related posts

Zidanë: Bezema nuk është në formën e tij më të mirë

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ESPANYOLIT/ Lajme të mira për Solarin, rikthehet në stërvitje ylli…

Delo.autor

“ARMËPUSHIM” TEK BARCELONA/ “Gazzetta dello Sport”: Messi-Barcelona drejt divorcit? Dy klubet e mëdha…

Delo.autor

Leave a Comment